Numri i pacientëve të prekur me sëmundje tumorale po rritet gjithnjë e me shume në qytetin e Fierit. Sipas mjekes onkologe ne Spitalin Rajonal , Anisa Mone , numri i të diagnostifikuarve me kancer shkon në 500 raste ne vit teksa ka theksuar se pjesën më të madhe të tyre e dominon kanceri i gjirit . Përballë kësaj situate alarmante , mjekja onkologe, në prag të tetorit rozë , muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit te gjirit, u ka bere apel te gjitha femrave të ndergjegjësohen për rëndësinë e kontrolit të hershëm nëpërmjet mamografisë.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se sëmundjet tumorale janë perhapur ndjeshëm dhe të grupmoshat e reja ka thënë Mone teksa si tepër pozitiv sheh faktin se ne qytetin e Fierit eshte shtuar ndjeshem trajtimi i pacienteve me kimioterapi duke lehtësuar trajtimin e tyre i cili kryhet pa asnjë vonesë.
Mone ka theksuar gjithashtu se vihet re dhe një ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve për të kryer kontrolle periodike , në mënyrë që semundja të diagnostifikohet në fazë të hershme. Sipas eksperteve , ndotja e mjedisit , dieta ushqimore dhe duhanpirja janë faktorët përgjegjës për kancerin në rritje dhe nëse këta faktorë rreziku nuk frenohen , vitet e mëvonshme do të jenë një katastrofe ne perhapjen e sëmundjes.