Numri i të prekurve me koronavirus po rritet çdo ditë në vendin tonë. Tani harta e përhapjes së këtij virusi është zgjeruar edhe në qytete të tjera të vendit. Kështu në qytetin e Durrësit numri i të prekurve me Covid-19 ka shkuar në 10 ndër to dy janë punonjës të Policisë së Durrësit që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Krahas punonjësit të policisë nga departamenti e Burimeve Njerëzore është prekur nga COVID-19 edhe një efektive tjetër.
Mësohet të dy punonjësit ndajnë një zyrë të përbashkët, në Drejtorinë e Policisë.
Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.