Uragani Ida në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar jo vetëm dëme të mëdha materiale por edhe viktima numri i të cilave rritet dita-ditës.
Në të gjithë vendin numri i viktimave si pasojë e katastrofës natyrore ka shkuar në 63 persona, ndërsa mijëra të tjerë kanë nevojë për ndihmë.
Sasia rekord e reshjeve të shiut që solli uragani Ida, 2.54 mm për orë të mërkurën në New York City bëri që “mure të lartë uji” të përshkonin bizneset, sistemet e transportit publik dhe 1200 shtëpi, duke shkaktuar më shumë se 50 milionë dollarë dëme. Në verilindje ende kërkohen njerëz pas tërheqjes së ujit, në Louisiana thuajse 600,000 banorë kanë mbetur pa energji elektrike.
Ida goditi Louisiana-n më 29 gusht si një uragan i kategorisë së katërt duke sjellë erëra me shpejtësi deri në 150 mph.