Plot 30 zyrtarë të lartë janë të dyshuar nga Prokuroria për të kaluar kriminale, në vende të ndryshme të Evropës. Për këtë arsye agjencive evropiane policore iu është kërkuar informacion lidhur me këta zyrtarë.
Një ditë më parë u raportua se Prokuroria ka kërkuar në kuadër të Ligjit të Dekriminalizimit shenjat e gishtërinjëve për 15 zyrtarë të lartë.
Televizionin Klan shkruan se numri i zyrtarëve të lartë që pritet të japin shenjat e gishtave do të rritet në ditët në vijim dhe mund të shkojë në 30.
Pasi informacionet nga agjencitë europiane të mbërrijnë në Shqipëri, zyrtarët do të jenë të detyruar të japin shenjat e gishtërinjve, të cilat do të krahasohen më pas me rekordet në bankën e të dhënave të EURPOL dhe INTERPOL.
Bëhet fjalë për zyrtarë të cilët kanë jetuar për shumë vite jashtë kufijve, veçanërisht në Europën Perëndimore. Ata janë në proces verifikimi nga Prokuroria e Përgjithshme. (D.D/Shuplaka)