05:39 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rritet popullsia në Shqipëri por përshpejtohet plakja, sa arrin mosha mesatare

09:54 | 14/02/2017
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rritet popullsia në Shqipëri por përshpejtohet plakja, sa arrin mosha mesatare

Më 1 janar 2017, popullsia e Shqipërisë rezultoi 2.88 milionë banorë duke pësuar të parën rritje pas 16 vitesh, prej vitit 2001.  Referuar raportimit të INSTAT, popullsia u rrit me 1.000 banorë krahasuar me një vit më parë.

Tirana, Fieri, Durrësi dhe Elbasani kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej Në 1 Janar 2017, Tirana zë rreth 30 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, duke u ndjekur më pas nga Fieri (11 %), Durrësi (10 %) dhe Elbasani (10 %). Sa i përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë 2 % deri 5 % të popullsisë gjithsej.

Në 1 Janar 2017, popullsia banuese e Shqipërisë përllogaritet 2.876.591 banorë, krahasuar me 2.875.592 që ishte në 1 Janar 2016

“Gjatë vitit 2016, kanë lindur rreth 32 mijë foshnje, ndërsa kanë vdekur rreth 21 mijë persona. Shtesa natyrore e popullsisë ishte pozitive me rrerth 11 mijë persona. Nga ana tjetër, migracioni neto ka pësuar një rritje në krahasim me vitin e mëparshëm edhe pse vazhdon të mbetet negativ.
Për herë të parë pas vitit 2001, shtesa natyrore tejkaloi migracionin neto, duke rezultuar në një rritje të lehtë të numrit të popullsisë banuese në 1 Janar 2017.”, përcjell “Monitor”.

INSTAT shkruan se vihet re një rritje e procesit të moshimit në vend. Një ulje e numrit të lindjeve është raportuar nga viti 2010 deri në 2016-ën. Por nga ana tjetër, rritja e jetëgjatësisë ka bërë më numeroze pjesën që zenë të moshuarit në popullsinë e Shqipërisë, siç duket edhe nga zgjerimi i piramidës në pjesën e sipërme (65+ vjeç).

Sa i përket raportit gjinor në lindje, ai po i afrohet nivelit natyror (105 meshkuj për 100 femra), duke shënuar vlerën 106.9 në vitin 2016, nga 109.5 që ishte në vitin 2015. Raporti gjinor i popullsisë gjithsej ka pësuar një rënie të lehtë, në krahasim me vitin 2015 nga 102.7 në 102.5 meshkuj për 100 femra.

Mosha mesatare u rrit nga 34 vjeç në vitin 2015 në 35 vjeç në 2015-ën.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: INSTATmosha mesatarepopullsiraport
Pas

”E keni parë Artan Lamen? E keni parë Artan Shkrelin? Ka kohë që nuk dalin në Televizion”

Para

Banorët në Berat bllokojnë punimet e TAP-it, ja çfarë kërkojnë

Para
Banorët në Berat bllokojnë punimet e TAP-it, ja çfarë kërkojnë

Banorët në Berat bllokojnë punimet e TAP-it, ja çfarë kërkojnë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.