10:20 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Rritet sërish numri i vatrave të zjarrit, si paraqitet situate sipas qarqeve

14:19 | 17/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zjarret në të gjithë vendin, Emergjencat Civile: 25 vatra zjarri në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 14 vatra zjarri.
Sipas Emergjencave Civile, në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 106 punonjës zjarrfikës, 20 automjete zjarrfikëse, 140 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra punonjës të Pyjores, të bashkive dhe qytetarë vullnetarë, të mbështetur nga helikopterë. 

QARKU SHKODËR 

Në fshatin Vig, bashkia Vau Dejës ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra pranë banesave, i cili me pas është përhapur në një pyll me pisha. Forcat zjarrfikëse dhe punonjës të pyjores kanë punuar për të izoluar dhe shuar flakët, dhe operacioni është në vazhdim. Si pasojë është djegur një banesë pranë vatrës së zjarrit, 20 koshere me bletë dhe një sipërfaqe relativisht e madhe në pylli me shkurre dhe pisha. 

QARKU KUKËS 

Në fshatin Nimçe, bashkia Kukës ka rënë zjarr në shkurre dhe pisha. Zjarri është shuar nga punonjës bashkiakë dhe banorë të zonës duke mos lejuar shkaktimin e dëmeve ekonomike. 

QARKU LEZHË 

Në fshatin Selitë, bashkia Mirditë ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra pranë një pylli me pisha. Zjarrfikësit me mjete kanë punuar duke izoluar zjarrin që të mos prekej pylli me pisha. Në fshatin Orosh, bashkia Mirditë ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra pranë pyllit me pisha. Zjarrfikësit me mjete kanë punuar për të izoluar zjarrin që ende rrezikon të kalojë në pyllin me pisha. Priten të shkojnë në ndihmë forca të ushtrisë. 

QARKU TIRANË 

Në fshatin Sineballaj, bashkia Rrogozhinë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë akacie. Zjarrfikësit me mjete kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 0.5 ha me shkurre dhe 3 pemë akacie. 

QARKU FIER 

Në fshatin Darëzezë, bashkia Fier ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Zjarrfikësit me mjete kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.1 ha me shkurre dhe pisha. Në fshatin Shtyllas, bashkia Fier ka rënë zjarr në shkurre dhe kallama pranë një ullishteje. Zjarrfikësit me mjete kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.4 ha me shkurre dhe kallama. 

QARKU VLORË 

Në fshatin Janicat dhe Cerkovicë, bashkia Finiq, zjarret kanë marrë përmasa duke rrezikuar seriozisht banesat e këtyre dy fshatrave. Punonjës të bashkisë Finiq kanë punuar me mjete rrethanore për të izoluar zjarrin e rënë në terrenin tepër të thyer, por flakët të favorizuara nga era kanë dalë jashtë kontrollit. Në vendngjarje kanë shkuar forca zjarrfikëse me mjete e forca ushtarake dhe të gjithë së bashku kanë bërë të mundur izolimin e vatrave të zjarrit duke shmangur rrezikun për banesat e dy fshatrave. Në fshatin Kudhës të bashkisë Himarë ka rënë zjarr në pyllin me shkurre, mare, pemë frutore dhe ullinj. Zjarrfikësit nuk kanë mundur të ndërhyjnë me mjete për shkak të terrenit tepër të thyer por kanë punuar me mjete rrethanore për të mbrojtur banesat. Zjarri në këtë zonë pyjore nuk është shuar plotësisht dhe kërkon ndërhyrje nga ajri. 

QARKU BERAT 

Në fshatin Kutalli, bashkia Ura-Vajgurore ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra. Zjarfikësit me mjete, të mbështetur edhe nga forca ushtarake, kanë izoluar zjarrin duke eliminuar rrezikun për banesat e fshatit. Si pasojë e zjarrit u dogj sipërfaqe e madhe me shkurre dhe ferra. 

QARKU GJIROKASTËR 

Në fshatin Hormovë, Qendër Tepelenë ka rënë zjarr në shkurre dhe kullotë. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit me mjete duke izoluar vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe relativisht e madhe me shkurre dhe kullotë. Në fshatin Shtëpëz, Picar, bashkia Gjirokastër është riaktivizuar një vatër zjarri në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, që nisi të merrte drejtim nga banesat e fshatit. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit me mjete, të mbështetur nga forca ushtarake dhe forca të pyjores. Zjarri është izoluar, por nuk është shuar plotësisht. Si pasojë e zjarrit u dogj sipërfaqe e madhe me shkurre dhe kullotë. 

QARKU KORÇË 

Në kufirin ndarës mes njësive Lekas dhe Voskopojë, të bashkisë Korçë ka rënë zjarr masiv në një pyll me pisha të larta. Në terren janë forca të zjarrfikëset dhe forca ushtarake të mbështetura nga helikopteri, dhe operacioni është në vazhdim dhe paraqet vështirësi ndërhyrjeje për shkak të terrenit të thepisur. Në fshatin Leshnje, Barmash, bashkia Kolonjë ka rënë zjarr në shkurre, pisha dhe ah. Në vendngjarje kanë punuar zjarrfikësit të mbështetur nga forca të pyjores dhe të policisë kufitare duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.3 ha me shkurre, pisha dhe ah.

Etiketa: situata sipas qarqevezjarret
Pas

Mbërrijnë në zyrën e Ramës dorëheqjet e ministrave të Bashës

Para

Për Mihrije Brahën koha ka mbetur në vend, FOTO të nxehta nga plazhi

Para
Për Mihrije Brahën koha ka mbetur në vend, FOTO të nxehta nga plazhi

Për Mihrije Brahën koha ka mbetur në vend, FOTO të nxehta nga plazhi

Discussion about this post

 



Të Fundit

I prenotuan të këndonin në një lokal, por në fakt lokacioni ishte tokë e zbrazët! Si u vra grupi muzikor nga karteli kriminal meksikan

Shtetet e Bashkuara duan të revokojnë vizat për studentët kinezë, rregulla më të ashpra për ata të lidhur me Partinë Komuniste. Revoltohet Pekini: Diskriminim!

Deri në 2500 euro për një pistoletë/ Zbardhen detaje nga operacioni “Puzzle”, si trafikoheshin armët nga Kosova në Shqipëri

“Votat e mia i kaluan një kandidati tjetër”/ Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale në qarkun Tiranë

Aksident në Divjakë/ 18- vjeçari e përplas me makinë, ndërron jetë në vend i moshuari. Pamje nga vendngjarja

Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, arrestohen 10 persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë

Vajza palestineze që humbi këmbën në sulmin izraelit pret të ketë një këmbë protetike

Ushtria izraelite urdhëron dëbimin e palestinezëve nga veriu i Rripit të Gazës

Hyn në fuqi nga 1 korriku/ Franca ndalon pirjen e duhanit në hapësirat publike ku ka fëmijë

Lufta në Ukrainë, SHBA: Nëse Rusia merr vendimin e gabuar, do t’i braktisim bisedimet për paqe

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.