09:50 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rritet shkalla e krimit kundër politikanëve në Gjermani

13:53 | 18/05/2024
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rritet shkalla e krimit kundër politikanëve në Gjermani

Gjermania është duke u përballur me përshkallëzim të rrezikshëm të agresionit politik, pasi vendi ka përjetuar rritje të mprehtë të sulmeve kundër personave që janë aktivë në skenën politike, ka thënë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser. “Ne duhet t’i japim fund kësaj spiraleje”, ka thënë politikanja social-demokrate në një artikull të shkruar për edicionin e së shtunës të gazetës gjermane, Ëelt.

Vitin e kaluar janë regjistruar 3.691 vepra penale kundër zyrtarëve publikë partiakë, dhe 80 prej tyre kanë qenë të dhunshme. Kjo shifër përbën 85 për qind rritje në krahasim me vitin 2022, kur janë regjistruar 1.994 shkelje. “Këta persona janë kërcënuar, zyrat e tyre janë sulmuar, shtëpitë e tyre janë rrethuar, pronat e tyre private janë dëmtuar ose shkatërruar”, ka shkruar Faeser.

Të martën e javës së ardhshme ajo planifikon t’i prezantojë statistikat për krimet e motivuara politikisht që janë regjistruar më 2023. Ajo e ka përmendur në veçanti sulmin ndaj deputetit gjerman Matthias Ecke, i cili është rrahur dhe është dërguar më pas në spital në qytetin e Dresdenit, në fillim të majit. “Është kuminacion i dhimbshëm i një numri të madh të tentimeve për frikësim, i kërcënimeve dhe akteve të dhunës në javët e fundit. Ne duhet të tregojmë se shteti kushtetues nuk do të tolerojë këtë qasje”, ka thënë ajo.

Ministrja gjermane ka vënë re se shkalla e sulmeve është rritur së fundmi edhe ndaj vullnetarëve, zyrtarëve policorë dhe atyre të kërkim-shpëtimit./Rel

Pas

Vihet në pranga 40-vjeçari në Tiranë, përndiqte të miturën

Para

Nga takimi me kryetaren e Bashkisë te prezantimi i “TEDA Tirana” për kompanitë japoneze, Veliaj nis vizitën e tij në Tokio

Para
Nga takimi me kryetaren e Bashkisë te prezantimi i “TEDA Tirana” për kompanitë japoneze, Veliaj nis vizitën e tij në Tokio

Nga takimi me kryetaren e Bashkisë te prezantimi i “TEDA Tirana” për kompanitë japoneze, Veliaj nis vizitën e tij në Tokio

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lushnjë/Arrestohet, gjatë tentativës për të vjedhur 1 automjet

Sherr mes dy personave në Korçë, një i plagosur! Arrestohet tjetri

Gaza në luftë me urinë/ 14 palestinezë vdesin në 24 orët e fundit, mes tyre dy fëmijë

Trump bën thirrje për ndihmë urgjente në Gaza: Çdo grimcë ushqimi duhet të hyjë

Durrës/Plagosi rëndë me thikë, një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, policia vë në pranga autorin

Indonezia nënshkruan kontratë me Turqinë për blerjen e 48 avionëve luftarakë KAAN

Franca thirrje BE-së: Ushtroni presion mbi Izraelin për zgjidhjen me dy shtete

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

Pushteti vendor 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025! Instituti i Bashkive: Fond i ambientit

Velipoja në fokus: Rama inspekton gatishmërinë për sezonin turistik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.