20:15 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rritja e çmimit të maskave dhe dezinfektantëve, Prokuroria e Tiranës nis hetimet në disa farmaci

15:29 | 25/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Koronavirusi “tek dera”, në farmacitë tona nuk ka maska të thjeshta: Janë çuar në Kinë, nuk ka as në depo!

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet duke regjistruar procedim penal për “Manipulimi i tregut” pas informacioneve në media se disa farmaci kane rritur çmimet e maskave dhe produkteve me përmbajtje dezinfektuese të cilat qytetarët po i blejnë si masa mbrojtëse për koronavirusin që ka shkaktuar një gjendje paniku edhe në vendin tonë.

“Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, duke marrë shkas nga të dhënat e ndryshme të bëra publike në media si dhe nga administrimi i të dhënave operative në lidhje me veprimet e disa farmacive në drejtim të rritjes së çmimeve të produkteve të ndryshme ka regjistruar procedim penal për veprën penale të “Manipulimi i tregut” parashikuar nga neni 143/a/1 i Kodit Penal.

Aktualisht jemi në fazën e mbledhjes së informacioneve të nevojshme për evidentimin dhe dokumentimin e të gjitha rasteve, në të cilat dyshohet se disa subjekte në mënyrë abuzive dhe të paligjshme kanë rritur çmimet mbi produkte te ndryshme (maska mbrojtëse, produkte me përmbajtje dezinfektuese, etj), duke përfituar nga situata e krijuar për shkak të interesimit, në rang të marrjes së masave kundër Coronavirusit, në dëm të interesave të ligjshme, dhe në shkelje të normave ligjore.

Duke treguar impenjimin maksimal të prokurorisë, në trajtimin e rasteve të tilla, sjellim në vëmendjen e qytetarëve se çdo paraqitje jo e saktë, me dashje, e vlerës së një malli, shërbimi apo paraje, me qëllim çrregullimin e funskionimit të lirë dhe drejtë të tregut, është penalisht e dënueshme.

Vijojmë të ndjekim me interes të shtuar, çdo të dhënë në raport me rastin konkret, duke kërkuar mirëkuptimin dhe besimin e qytetarëve. Nga ana tjetër, mirëpresim çdo qytetar për informacionet që mundet të disponojnë.”- njofton prokuroria.

Etiketa: hetime farmaciteprokuroria e tiranes
Pas

“Maqedonia i ka përmbushur kushtet, për Shqipërinë s’ka dritë jeshile”. Holanda nuk ndryshon qëndrim për negociatat

Para

Gara për kreun e BKH-së/ Zbulohen datat e intervistave me kandidatët, monitorohen nga Komisioni Ndërkombëtar

Para
Ping-Pongu nuk mungon as në institucionet e reja te drejtësisë, SPAK kthen për rishqyrtim dosjet e para të OFL-së

Gara për kreun e BKH-së/ Zbulohen datat e intervistave me kandidatët, monitorohen nga Komisioni Ndërkombëtar

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.