Në dëgjesën e sotme publike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, këshilltari i LSI-së Endrit Braimllari, është shprehur kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.
“Logjika e faktit te kryer shkaterron transparencen. Asnje pagese me shume per shtresat ne nevoje. Zgjidhja jone i çliron te varferit nga shtesa e çmimit. Oligarkia te mbaje barren le te paguaje me shume. Bisneset qe lidhen me arikujt e shportes te mos u rritet çmimi. Qeveria te lere sheshet po te financoje ujin e pijshem. Krahasimi i Veliajt me Korçen i pavertete. Korça u financua nga kfë dhe qeveria.”, është shprehur Braimllari.
Kujtojmë se pak më parë, Veliaj tha se rritja e çmimit të ujit është e vetmja mënyrë për të patur 24 orë ujë të pijshëm brenda një periudhe 2-vjeçare. Për të shpjeguar këtë ai mori dy shembuj, Korçën dhe Pogradecin.
“Orari i shërbimit ka qenë me 7 orë ujë kur e la Basha sot jemi me 13 orë. Maksimumi që kemi arritur të bëjmë është rritja me 85% e furnizimit me ujë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër si të rrisim investimet. Shumica prej nesh kur hapim çezmën ka ujë. 90% e Tiranës nuk e kupton kur mungon uji sepse kanë depozitat. Zonat e tjera nuk mund t’i heqim depozitat se këto e sigurojnë 24 orëshin. Arsyeja pse nuk ndihet është sepse bëhet furnizimi i depozitave. Në Bovillë klorinim i parametrave evropiane. Në pallate dëmtohet cilësia e ujit në depozita. Pyetja është nëse duhet ta bëjmë 24 orë, dy janë mundësitë, ose të shpikim diçka që se ka bërë askush ose të shohim kush e ka shpikur rrotën. Dy janë shembujt, Korça dhe Pogradeci që e kanë 99 dhe 95 lekë.
Kur shkoi Korça nga 40 lekë në 99 lekë, kur do merrte një kredi nga KFW për rrjetin e ujësjellësit. Sot Korça nuk e ka problem ujin e pijshëm”, tha Veliaj. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post