Këshilltari demokrat në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, do të ketë një deklaratë para selisë së PD në lidhje me rritjen e çmimit të ujit nga ana e Bashkisë së Tiranës. Këshilltarët demokrat janë shprehur më parë kundër rritjes së çmimit pasi sipas tyre kjo bëhet thjeshtë për të grabitur qytetarët dhe jo për të mirën e tyre.
Sipas tyre kjo është një tjetër histori si ajo me rritjen e çmimit të biletës së autobuzit ku u premtua përmirësim I cilësisë së transportit por një gjë e tillë nuk ndodhi. (B.H/Shuplaka)