02:21 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Rritja e çmimit të ujit, Komiteti shqiptar i Helsinkit: Të merren në konsideratë familjet në nevojë

16:29 | 26/07/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rritja e çmimit të ujit, Komiteti shqiptar i Helsinkit: Të merren në konsideratë familjet në nevojë

Bashkia e Tiranës pritet të marrë sot vendimin për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, mirëpo shqiptarët e Helsinkit kanë reaguar lidhur me këtë çështje, pak orë para nisjes së mbledhjes.

Përmes një deklarate për shtyp, Komiteti Shqiptar i Helsinkit komenton se kjo rritje duhej të studiohej në raport me kushtet ekonomike dhe të merren në konsideratë familjet në nevojë.

“Zgjidhja e kësaj çështjeje, mendojmë se kërkon studim të kushteve aktuale dhe të perspektivës. Përparësi për këtë ka edhe ekspertiza objektive dhe e kualifikuar në fushën përkatëse. Megjithatë, në diskutimin e kësaj çështje nuk duhet të nënvlerësohet dhe duhet të mbahet parasysh respektimi i parimit të proporcionaliteti dhe më konkretisht që rritja e propozuar të studiohej në raport me kushtet sociale – ekonomike të popullit tonë dhe veçanërisht duke patur në konsideratë edhe familjet apo shtetasit në nevojë.”, thuhet në reagimin e KSHH.

DEKLARATA E PLOTË
GJITHËPËRFSHIRJE DHE TRANSPARENCË PËR ÇMIMIN E UJIT
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka ndjekur diskutimin dhe debatin në Këshillin Bashkiak të Tiranës lidhur me rritjen e tarifave të çmimit të ujit.
KShH nuk mund të analizojë, vlerësojë dhe të arrijë në përfundimin nëse është e nevojshme rritja ose jo e çmimit të ujit. Zgjidhja e kësaj çështjeje, mendojmë se kërkon studim të kushteve aktuale dhe të perspektivës. Përparësi për këtë ka edhe ekspertiza objektive dhe e kualifikuar në fushën përkatëse. Megjithatë, në diskutimin e kësaj çështje nuk duhet të nënvlerësohet dhe duhet të mbahet parasysh respektimi i parimit të proporcionaliteti dhe më konkretisht që rritja e propozuar të studiohej në raport me kushtet sociale – ekonomike të popullit tonë dhe veçanërisht duke patur në konsideratë edhe familjet apo shtetasit në nevojë.

Gjithashtu, KShH vlerëson se diskutimi i këtij problemi është sensitiv dhe paraqet interes publik. Kjo çështje dhe ka sjellë reagime nga qytetarët në media. Në këtë vështrim, KShH do të sugjeronte që ai të mos kufizohej vetëm në debatin në organet e qeverisjes vendore, por të ishte gjithëpërfshirës dhe transparent. Në këtë drejtim, kemi parasysh edhe zbatimin e detyrimeve që parashikohen në Ligjin Nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, i cili kërkon respektimin e afateve dhe procedurave për konsultimin e politikave në interes publik.
Çdo konsultim që kryhet për politika apo projektakte që kanë interes publik duhet të jetë efektiv dhe jo formal, të garantojë gjithëpërfshirje të të gjithë grupeve të interesit, organizatave të shoqërisë civile dhe çdo shtetasi që kërkon të kontribuojë me rekomandime ose sugjerime në këtë proces. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: cmimiKomiteti Shqiptar i Helsinkituji
Pas

Rritja e çmimit të ujit/ Këshilltari i PD-së, thirrje atyre të LSI-së: Të bojkotojmë mbledhjen

Para

51-vjeçari plagos me motosharrë 5 njerëz, pronari shqiptar i picerisë në Zvicër ndalon masakrën

Para
51-vjeçari plagos me motosharrë 5 njerëz, pronari shqiptar i picerisë në Zvicër ndalon masakrën

51-vjeçari plagos me motosharrë 5 njerëz, pronari shqiptar i picerisë në Zvicër ndalon masakrën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.