Pas reagimit të deputetit të Durrësit dhe njëkohësisht kreut të komanduar të degës së PD, Oerd Bylykbashi, një tjetër reagim vjen nga rradhët e demokratëve durrsakë për rritjen e çmimit të ujit. Në një koment të tij, këshilltari demokrat i Këshillit Bashkiak, Shkëlqim Fortuzi, e quan këtë rritje të çmimit të kundraligjshme.
“Ditët e fundit po qarkullon në media lajmi se: Enti Rregullator i Ujit ka miratuar rritjen e çmimit të ujit me 15% në Durrës, duke filluar nga data 1 Shtator. Kjo rritje çmimi shënon rekordin më negativ të Kryetarit Bashkisë Durrës, pasi qytetarët durrsakë edhe pse marrin ujë më pak se çdo qytet tjetër, do ta paguajnë më shtrenjtë atë. Gjithashtu rritja e çmimit të ujit është e kundraligjëshme sepse nga shumica e Këshilltarëve bashkiakë në mbledhjen e datës 3 Prill 2017, nuk është miratuar rritje çmimi duke rrëzuar propozimin e bërë” thotë Fortuzi.
Nga ana tjetër, ai i bën thirrje organeve ligjzbatuese që të hetojnë dhe të çojnë para përgjegjësisë personat përgjegjës për këtë shkelje.
Komenti i plotë i Shkëlqim Fortuzit:
Ditët e fundit po qarkullon në media lajmi se: Enti Rregullator i Ujit ka miratuar rritjen e çmimit të ujit me 15% në Durrës, duke filluar nga data 1 Shtator.
“Kjo rritje çmimi shënon rekordin më negativ të Kryetarit Bashkisë Durrës, pasi qytetarët durrsakë edhe pse marrin ujë më pak se çdo qytet tjetër, do ta paguajnë më shtrenjtë atë. Gjithashtu rritja e çmimit të ujit është e kundraligjëshme sepse nga shumica e Këshilltarëve bashkiakë në mbledhjen e datës 3 Prill 2017, nuk është miratuar rritje çmimi duke rrëzuar propozimin e bërë” thotë Fortuzi. Nga ana tjetër, ai i bën thirrje organeve ligjzbatuese që të hetojnë dhe të çojnë para përgjegjësisë personat përgjegjës për këtë shkelje. Komenti i plotë i Shkëlqim Fortuzit Ditët e fundit po qarkullon në media lajmi se: Enti Rregullator i Ujit ka miratuar rritjen e çmimit të ujit me 15% në Durrës, duke filluar nga data 1 Shtator. Kjo rritje çmimi shënon rekordin më negativ të Kryetarit Bashkisë Durrës, pasi qytetarët durrsakë edhe pse marrin ujë më pak se çdo qytet tjetër, do ta paguajnë më shtrenjtë atë. Gjithashtu rritja e çmimit të ujit është e kundraligjëshme sepse nga shumica e Këshilltarëve bashkiakë në mbledhjen e datës 3 Prill 2017, nuk është miratuar rritje çmimi duke rrëzuar propozimin e bërë. Nëse kjo bëhet realitet i bëj thirrje organeve ligjzbatuese, të hetojnë menjëherë dhe të çojnë para drejtësisë personat përgjegjës që shkelin ligjin duke cënuar drejtpërdrejtë xhepat e qytetarëve durrsakë. (B.H/Shuplaka)