04:34 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Rritja e çmimit të ujit të pijshëm, Xhelal Mziu i kthen përgjigje Veliajt: Pse gënjen

20:55 | 25/07/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rritja e çmimit të ujit të pijshëm, Xhelal Mziu i kthen përgjigje Veliajt: Pse gënjen

Pasi krytari i Bashkisë  së Tiranës, Erion Veliaj përmendi Xhelal Mziu dhe rastin e Bashkisë së Kamzës në lidhje me ujin e pijshëm.

“Ne duhet t’u themi qytetarëve që nuk do zgjedhim të ecim me këtë ritëm breshke për 45 vjet, por të kemi guxim dhe të sigurojmë ujin e pijshëm për 2 vjet. Unë ju ftoj të kemi të paktën guximin e Xhelalit, që fiton 53 lekë pa bërë asnjë punë. Po flasim për rritje 20 lekë, më pak se një gazetë. Sepse është minimuni 30 lekë dhe maksimumi 50 lekë. Sot po lyp Bashkia e Tiranës për atë 20 lekësh. Ka nxjerrë dorën dhe po lyp për këtë 20 lekësh. Në momentin që kalojmë këtë BERZH na sjell para. Një burim që do shtohet është në Gurin e Bardhë në Burrel. Ky do jetë burimi i parë që do na shtohet që nga koha e xhaxhit”, deklaroi  kryebashkiaku.

Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu i është përgjigjur kryebashkiakut të Tiranës, ku thotë se ai gënjen dhe se në Kamëz uji kushton 1 mijë lekë për çdo familje.

REAGIMI:

Veliaj gënjen, po tenton të fshehë  aferën e radhës, në Kamëz një familje paguan 1000 lekë ujë

Erion Veliaj gënjen në mënyrë të paturpshme për Bashkinë Kamëz teksa mundohet të justifikojë ngritjen e çmimit të ujit në Tiranë.

I gjendur ngushtë përballë presionit qytetar dhe këshilltarëve bashkiakë, Veliaj po tenton të fshehë ndonjë aferë të tij teksa mundohet dhe rreket të justifikojë se edhe në Kamëz paguhet shtrenjtë uji. Nuk është aspak e vërtetë; në territorin e Bashkisë Kamëz një familje faturohet me 1000 lekë ujë kur Bashkia e blen 4-fish më shtrenjtë ujin nga UKT, duke qenë se Bashkia Tiranë e prodhon vetë.

Ndërsa në Kamëz po zbatohet projekti për furnizimin me ujë 24 orë dhe ka mbaruar faza e parë, në Tiranë qytetarët përballen me mungesën e furnizimit me ujë, kur për vitin e kaluar UKT rezultoi me 5 milionë euro fitim.

Pyetja që i shtrojmë Veliajt është: Përse kryeqyteti përballet me mungesën e furnizimit me ujë dhe për çfarë po shpenzohen këto para?!

(S.SH/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: erjon veliajxhelal mziu
Pas

Braimllari pas dëgjesës publike me Veliajn: Ky është biznesmeni i PS-së që vjedh ujin e pijshëm

Para

Protesta e shoferëve të autobusëve ndërqytetas, reagon Ministria e Transportit: Shkelje e ligjit!

Para
Protesta e shoferëve të autobusëve ndërqytetas, reagon Ministria e Transportit: Shkelje e ligjit!

Protesta e shoferëve të autobusëve ndërqytetas, reagon Ministria e Transportit: Shkelje e ligjit!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.