Në dëgjesën e sotme të Këshillit bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka shpjeguar se përse sipas tij duhet të rritet çmimi i ujit të pijshëm.
Në këtë dëgjesë, mungonin këshilltarët e PD-së, të cilët nuk janë njoftuar për dëgjesën e Veliajt me këshilltarët. Sipas Veliajt, rritja e çmimit të ujit është e vetmja mënyrë për të patur 24 orë ujë të pijshëm brenda një periudhe 2-vjeçare.
“Orari i shërbimit ka qenë me 7 orë ujë kur e la Basha sot jemi me 13 orë. Maksimumi që kemi arritur të bëjmë është rritja me 85% e furnizimit me ujë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër si të rrisim investimet. Shumica prej nesh kur hapim çezmën ka ujë. 90% e Tiranës nuk e kupton kur mungon uji sepse kanë depozitat. Zonat e tjera nuk mund t’i heqim depozitat se këto e sigurojnë 24 orëshin. Arsyeja pse nuk ndihet është sepse bëhet furnizimi i depozitave. Në Bovillë klorinim i parametrave evropiane. Në pallate dëmtohet cilësia e ujit në depozita. Pyetja është nëse duhet ta bëjmë 24 orë, dy janë mundësitë, ose të shpikim diçka që se ka bërë askush ose të shohim kush e ka shpikur rrotën. Dy janë shembujt, Korça dhe Pogradeci që e kanë 99 dhe 95 lekë.
Kur shkoi Korça nga 40 lekë në 99 lekë, kur do merrte një kredi nga KFW për rrjetin e ujësjellësit. Sot Korça nuk e ka problem ujin e pijshëm”, tha Veliaj.
Sakaq, ai u kërkoi këshilltarëve që të kishin guximin e Xhelal Mziut, kryetarit të bashkisë së Kamzës.
“Ne duhet t’u themi qytetarëve që nuk do zgjedhim të ecim me këtë ritëm breshke për 45 vjet, por të kemi guxim dhe të sigurojmë ujin e pijshëm për 2 vjet.
Unë ju ftoj të kemi të paktën guximin e Xhelalit, që fiton 53 lekë pa bërë asnjë punë. Po flasim për rritje 20 lekë, më pak se një gazetë. Sepse është minimuni 30 lekë dhe maksimumi 50 lekë. Sot po lyp Bashkia e Tiranës për atë 20 lekësh. Ka nxjerrë dorën dhe po lyp për këtë 20 lekësh. Në momentin që kalojmë këtë BERZH na sjell para. Një burim që do shtohet është në Gurin e Bardhë në Burrel. Ky do jetë burimi i parë që do na shtohet që nga koha e xhaxhit”, deklaroi më tej kryebashkiaku. (D.D/Shuplaka)