Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të rikthejë në karantinë disa prej qyteteve më të mëdha në vend, për shkak të shifrave tejet shqetësuese të regjistruara ditët e fundit nga koronavirusi.
Kështu, Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Shtipi do të jenë në karantinë nga e enjtja në orën 21.00 deri të hënën në orë 05.00. Por pjesë e karantinës do të jenë edhe disa komuna rurale që kufizohen me këto qytete të mëdha.
Këtë vendim e ka marrë Qeveria pas propozimit të Komisionit për sëmundje infektive.
Duke filluar prej të premten dhe deri të hënën në karantinë do të jenë edhe qytetet e tjera, por me orë të caktuar policore, duke filluar nga ora 16.00 deri në ora 05.00 të ditës së nesërme.
Vendimi i këtillë sipas ministrit Venko Filipçe u soll për shkak se, sipas tij, kjo është mënyra e vetme për të vendosur në kontroll qytetet të vilat janë shndërruar në vatër të virusit korona.(INA)