21:37 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rritja e trajtimit financiar për Forcat e Armatosura, Vengu: Rritje e numrit dhe cilësisë së rekrutëve

09:16 | 21/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rritja e trajtimit financiar për Forcat e Armatosura, Vengu: Rritje e numrit dhe cilësisë së rekrutëve

Vendimi për rritjen e trajtimit financiar për 6000 efektivë të Forcave të Armatosura ka hyrë në fuqi nga 1 janari 2025. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu thotë se ky vendim për ushtarakët po jep frytet e para në objektivin që ka Ministria e Mbrojtjes për t’i bërë Forcat e Armatosura edhe më tërheqëse për brezin e ri.

Sipas ministrit Vengu, ky interes i shtuar ka sjellë jo vetëm rritjen e numrit, por edhe të cilësisë së rekrutëve, të cilët e vlerësojnë aktivizimin në Forcat e Armatosura si një mundësi afatgjatë për të bërë karrierë. “Me angazhimin e trupave tona në misionet ndërkombëtare, rekrutët e rinj kanë mundësi që në një të ardhme të afërt të jenë përkrah trupave aleate dhe partnere, duke përfaqësuar Shqipërinë me profesionalizëm dhe dinjitet”, shprehet ministri Vengu.

“Jam ushtar i parë, Eglant Damiani. Jam pjesë e FA të Shqipërisë prej gjashtë muajsh. Kam ardhur në kursin SIA dhe kursi po ecën shumë mirë në batalionin Komando. Pjesa më e vështirë ishte fillimi i karantinës gjatë stërvitjes individuale bazë. Dua të jem pjesë e Forcave Komando, sepse kjo është forca më elitë në Shqipëri. Rroga po rritet çdo kohë dhe ne jemi shumë të kënaqur. I ftoj të gjithë të rinjtë që të bashkohen në FA për të dhënë kontributin e tyre si shtetas shqiptarë”, thotë ai.

Vendimi për rritjen e trajtimit financiar të efektivëve të Forcave të Armatosura është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 175/2024 pas miratimit nga Këshilli i Ministrave. Nga ky vendim përfitojnë shtesë të trajtim financiar rreth 6000 efektivë të FA, prej të cilëve 2500 efektivë e marrin atë për herë të parë.

Trajtim më të mirë financiar do të përfitojnë edhe kapacitete kombëtare si: Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, njësia cyber, dronët, forcat e dedikuara për emergjencat civile dhe shumë e shumë kapacitete të tjera.

 

Pas

Tragjike në Itali, humb jetën 18-vjeçari shqiptar në aksident rrugor (EMRI)

Para

U votua ananimisht/ Marco Rubio konfirmohet nga Senati si Sekretar i Shtetit

Para
U votua ananimisht/ Marco Rubio konfirmohet nga Senati si Sekretar i Shtetit

U votua ananimisht/ Marco Rubio konfirmohet nga Senati si Sekretar i Shtetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

FOTO/ Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, reagojnë Universiteti dhe babai i shqiptares: Akt vandalizmi! Është fyer kujtimi i saj

100 mijë shqiptarë me kriptomonedha / U zhvillua në Tiranë samiti i kriptos për Ballkanin, ekspertët tregojnë fitimet dhe rreziqet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.