Pas dëgjesës publike të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajn, ka reaguar gazetari Bledian Koka. Sipas tij, e vetmja mënyrë për të ndaluar planin e Veliajt është duke bojkotuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku do votohet për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm
“Neser ka vetem nje mundesi per ta ndalur aktin e hajduterise se Erion Veliajt per te rritur çmimin e ujit per qytetaret e Tiranes. Bojkotimi i mbledhjes se Keshillit Bashkiak. Deklarimi i keshilltareve demokrate se do te shkojne ne mbledhje per te votuar kunder eshte nje qendrim populist dhe i demshem. Perveçse vota kunder eshte nje akt bosh, prania e keshilltareve demokrate eshte ne fakt pikerisht ajo qe i duhet Velenise. “, shkruan Koka.
Sakaq, kujtojmë se në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, këshilltarët e LSI-së kërkuan që në rast të rritjes së çmimit të ujit, të bëhet rimbursim i familjeve në nevojë, si edhe diferencim i bizneseve.
REAGIMI I KOKËS
Per me nder opoziten…
Neser ka vetem nje mundesi per ta ndalur aktin e hajduterise se Erion Veliajt per te rritur çmimin e ujit per qytetaret e Tiranes. Bojkotimi i mbledhjes se Keshillit Bashkiak. Deklarimi i keshilltareve demokrate se do te shkojne ne mbledhje per te votuar kunder eshte nje qendrim populist dhe i demshem. Perveçse vota kunder eshte nje akt bosh, prania e keshilltareve demokrate eshte ne fakt pikerisht ajo qe i duhet Velenise.
Mungesa e keshilltareve te PD-se dhe e atyre te LSI-se qe plotesojme kuorumin e nevojshem per zhvillimim mbledhjes, do te ishte e vetmja zgjidhje qe kjo mbledhje e Keshillit Bashkiak te deshtonte. Prandaj une sot u bej thirrhe keshilltareve te PD-se, ti bejne nje telefonate e kolegeve te LSI-se se kushedi bien ne ujdi dhe e realizojne kete akt te rendesishem per deshtimin e mbledhjes. Nese pastaj e keni marre vendimin qorrazi dhe ne gjume si kryetari juaj, shkoni dhe ne fund te mbledhjes fiton Velenia, dhe si perhere e hane qytetaret…
p.s…neser LSI dhe PD kane shansin te tregojne nese do jene opozite apo raka-take me te cilen Rama-Velenia do te kalojne kohen 4 vjet… (D.D/Shuplaka)