10:18 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Rritja ekonomike dyfish më pak se parashikimi”, Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri: Qeveria duhet menjëherë të…

15:21 | 14/10/2019
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rritja ekonomike dyfish më pak se parashikimi”, Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri: Qeveria duhet menjëherë të…

Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri ÇIA dhe Confindustria Albania kanë reaguarm lidhur me shifrat e bëra së fundmi publike nga INSTAT lidhur me me rritjen e PBB për temujorin e dytë të këtij viti ku sipas tyre ka pasur një ngadalësim më shumë se dyfishi më pak se sa ishte parashikuar nga Qeveria.

Duke marrë në konsidertatë faktorët klimatikë që kanë pasur ndikimin e tyre në rritjen ekonomike, Dhoma e Trgtisë Italiane në Shqipëri dhe Confindustria Albania shpreh shqetësimin e saj për rritjen e ngadaltë ekonomike dhe pasojat drastike që sjellë në punësimin dhe rritjen e pagave.

Më tej në këtë reagim thuhet se Jo vetëm rritja ekonomike është thuajse e përgjysmuar krahasuar me parashikimet e Qeverisë për vitin 2019, por është e përgjysmuar edhe në krahasim më normën e rritjes së vitit 2017 (4%) dhe të vitit 2018 (4,2%).

Në fund të këtij reagimi janë dhënë edhe rekomandimet e nevojshme që sipas tyre do të përmirësonin klimën e biznesit dhe investimeve në ven.

Reagimi i plotë:

Tiranë, më 14 Tetor 2019 – Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri – ÇIA dhe Confindustria Albania –

Shoqata e Industrialistëve Italian në Shqipëri i kanë ndjekur me shqetësim shifrat e publikuara së fundmi nga INSTAT lidhur me rritjen e PBB për temujorin e dytë të këtij viti.

Referuar shifrave në fjalë, rritja e PBB, për të dytin tremujor rradhazi, është rreth 2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Sipas parashikimeve të Qeverisë, rritja do të duhej të ishte 4,3% në vitin 2019 dhe 4,4% për 2020-ën. Parashikimet e Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar – që ishin më të moderuara – u ripanë më pas në ulje, 2,9% për vitin 2019.

Prej disa tremujorësh tashmë, ekonomia shqiptare nuk po rritet me një ritëm që të mund të çojë drejt rritjes së punësimit dhe përmirësimit të pagave.

Një rritje ekonomike prej 2,31% nuk mund të konsiderohet e kënaqshme dhe as e mjaftueshme për të gjeneruar vende të reja pune, apo për t’iu rikthyer nje cikli ekonomik rritës.

Jo vetëm rritja ekonomike është thuajse e përgjysmuar krahasuar me parashikimet e Qeverisë për vitin 2019, por është e përgjysmuar edhe në krahasim më normën e rritjes së vitit 2017 (4%) dhe të vitit 2018 (4,2%).

Megjithëse nuk mund të mohohet se përkeqësimi i të dhënave të rritjes ekonomike në tremujorët e fundit varet pjesërisht nga faktorë të jashtëm e të paparashikueshëm, si reshjet e pakta të shiut në këta muajt e fundit, gjithsesi do të ishte kufizuese nëse analiza e ketyre indikatorëve negativë do t’i atribuohej thjesht prodhimit më të ulët të energjisë elektrike në Vend.

E vërteta shqetësuese është se shifrat në fjalë varen edhe nga një përkeqësim progresiv i klimës së biznesit që është rënduar edhe më shumë vitin e fundit. Shumica e bizneseve italiane dhe ato të huaja në përgjithësi, ashtu si dhe firmat shqiptare, japin sinjalin se shumë gjëra nuk po funksionojnë ashtu siç është premtuar, duke e vështirësuar krijimin apo zhvillimin e veprimtarive ekonomike – burimi i vërtetë i të ardhurave dhe punësimit.

Funksionimi i administrates publike gjithashtu ka krijuar shqetësim ndër investitorët, të cilët janë tashmë të lodhur nga nëpunësit publikë që kanë tendencën t’u shmangen vendimeve për të cilat ata do të duhej të ishin kompetentë, si dhe çdo lloj forme dialogu konstruktiv dhe të vazhdueshëm me bizneset; biznesi has vështirësi të dukshme në gjetjen e bashkëbiseduesve kompetentë dhe vetëm rrallë herë merr përgjigjet e duhura.

Këto pengesa jo vetëm shtojnë mosbesimin e bizneseve që operojnë në Shqipëri me pasoja negative në synimet e tyre për investime, por kontribuuojnë edhe në përkeqësimin e perceptimit të riskut të Vendit dhe për tërheqjen e cilitdo investitor të mundshëm.

Pavarësisht këtyre, vëmendja e institucioneve duket se përqëndrohet vetëm në debatet politike, pa u thelluar në analizën e shkaqeve të vërteta të ngadalësimit ekonomik dhe të klimës në rritje të humbjes së besimit që duket ka përfshirë të gjithë sipërmarrësit, duke preferuar, në vend të kësaj, të gjendet faji tek ndikimi i faktorëve të jashtëm.

Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri dhe Confindustria Albania, kërkojnë angazhimin e menjëhershëm të Qeverisë, të nëpunësve të saj dhe të të gjitha institucioneve, përfshirë dhe shoqatat e biznesit, për t’u përqëndruar në efikasitetin e reformave dhe që të vihen në zbatim të gjitha veprimet e nevojshme për t’i dhënë qartësi, siguri dhe parashikueshmëri, mjedisit të biznesit në respekt të rregullave të drejta, të përbashkëta dhe transparente.

Sa u tha më sipër është themelore për një rritje të qëndrueshme, që të mund të përmirësojë kushtet e jetesës së popullit shqiptar e të përafrojë Shqipërinë me Bashkimin Europian, me shpresën për të ndalur largimin shqetësues të brezave të reja nga Vendi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Confindustria AlbaniaDhoma e Tregtisë Italiane në Shqipërirritja ekonomikeSHIFRAT E INSTAT PER RRITJEN EKONOMIKE
Pas

Bombardimet e Erdogan në Siri, flet ambasadori turk në Shqipëri: Kurdët janë vëllezërit tanë…

Para

Opozita e Bashkuar: ‘Venecia’ rrëzoi planin e Ramës për të uzurpuar Presidentin

Para
Opozita e Bashkuar: ‘Venecia’ rrëzoi planin e Ramës për të uzurpuar Presidentin

Opozita e Bashkuar: 'Venecia' rrëzoi planin e Ramës për të uzurpuar Presidentin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta në prag/ ‘Moska mund të sulmojë Evropën’, alarmi i SHBA-së trondit NATO-n

“S’po lënë gur pa lëvizur për të përdhosur Shqipërinë”, Spiropali tone të forta ndaj opozitës: “Misionarët” duan të përdhosin reputacionin e tokës tonë!

“Eurodeputetët mbështetën mbylljen e negociatave në 2027”, Spiropali: Raporti i PE konfirmoi se Shqipëria mbetet një histori suksesi dhe shembull në rajon

“Kapet rrjeti i drogës në Fier: Dy vëllezër në pranga, njëri përpiqet të arratiset përmes arave”

Lajmi I Fundit/ Punonjësi i Gardës së Republikës gjendet i pajetë në garazhin e banesës në Tiranë

Të drejtat e punëtorëve në rënie, Shqipëria mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë. Ja si renditet Europa

Deklarimi i të ardhurave personale/ Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë në 2024

Identifikohen 3 autorë vjedhjesh në banesa dhe në lokale, arrestohen 2 prej tyre, tjetri në kërkim

Vijon ngërçi institucional në Kosovë, sot tentativa e 27 për konstituimin e Kuvendit

Sot seancë plenare/ Nga bashkëpunimi me BE për doganat te projektligji për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë me Ukrainën, çfarë pritet të diskutohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.