00:59 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Rritja historike e pagave për mësuesit, Manastirliu në Kuvend: Masë direkte edhe për të nxitur të rinjtë të zgjedhin mësuesinë

13:37 | 27/06/2024
në Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
Rritja historike e pagave për mësuesit, Manastirliu në Kuvend: Masë direkte edhe për të nxitur të rinjtë të zgjedhin mësuesinë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në Kuvend deklaroi se rritja historike e pagave për mësuesit në pagën mesatare 950 euro, do të jetë një faktor ndikues që të rinjtë të zgjedhin të studiojnë degët e mësuesisë.

“Nga 1 korriku fillon rritja e pagave për mësuesit tanë, sigurisht që rritja e pagave si një rritje historike na çon në një nivel të ri. Rrit dinjitetin e mësuesit, rrit motivimin dhe nga ana tjetër do të rrisë edhe interesin e të rinjve, intertesin e maturantëve për të zgjedhur degët e mësuesisë”, tha Ministrja Manastirliu.

Gjatë interpelancës për mbështetjen e studenteve të degëve prioritare me pagesë sa paga minimale, 40 mije lekë të reja, Ministrja Manastirliu tha se kjo është nxitje e studentëve drejt atyre degëve, të cilat janë të nevojshme për tregun e punës, siç janë mësuesia, shkencat, bujqësia apo inxhinieritë specifike.

“Sipas buxhetit të miratuar vjetor, buxheti i parashikuar për bursat prioritare është rreth 1.5 milion euro. Nuk mendoj që ju mendoni që është pak të mbështeten 334 studentë në degët prioritare. Nuk mendoj që ju mendoni se është pak të mbështesësh me 1.5 milion euro në vit dhe në kumulativ 5 vjeçar mbi 6 milion euro në të shkojnë për mbështetje të kuotave prioritare plus edhe tarifa zero. Sot kemi 334 studentë që studiojnë në këto degë dhe në 3 vitet e ardshme do të shkojnë aty ku ka nevojë vendi”, tha Ministrja Manastirliu.

Ministrja Manastirliu tha se është duke u rishikuar lista e programeve prioritare, duke evidentuar fushat e prioriteteve bazë për ta bërë programin më të targetuar më qëllim plotësimin e nevojave dhe kërkesave që imponon koha dhe zhvillimi.

Etiketa: Ogerta Manastirliu
Pas

Kandidati konservator tërhiqet nga gara për president të Iranit

Para

I dehur në timon përplas një automjet dhe kërcënon me thikë shoferin, arrestohet 39-vjeçari në Pogradec

Para
I dehur në timon përplas një automjet dhe kërcënon me thikë shoferin, arrestohet 39-vjeçari në Pogradec

I dehur në timon përplas një automjet dhe kërcënon me thikë shoferin, arrestohet 39-vjeçari në Pogradec

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.