Ditën e sotme vendi ynë është karakterizuar me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjate paradites, por në orët e pasdites parashikohet zhvillim i vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu, si fillim në zonat veriperëndimore dhe qendrore kur herë pas-here priten që shirat të jenë deri mesatar.
Edhe gjatë natës shirat do të mbeten prezent duke perfshirë gjithë vendin. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë ulur lehtë në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 8°C deri në 28°C mesdita.
Era do të fryjë e forte me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.
Ndërsa ditën e martë, 24 shtator, territori Shqiptar do të mbetet në kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat e shpeshta dhe rrebeshet e shiut të jenë të pranishme në të gjithë territorin, më të dukshme në zonat veriore–qendrore. Temperaturat do të pësojnë ngritje të vlerave, me 2°C në mesditë.
Herë pas here pritet të ketë kthjellime. Mbrëmja sjell përmirësim gradual të kushteve të motit duke ri-kthyer kthjellimet ne vend. Era do të fryjë mesatare dhe e forte me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperendimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
(K.H/Faxweb.al)
Discussion about this post