Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e këaj të premteje në lagjen “29 Gushti” në lagjen Bajram Curri.
Shkak i zjarrit dyshohet të jetë rrjedhja e bombolës së gazit në banesë.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të lënduar.
Si pasojë e flakëve që kanë përfshirë ndërtesën raportohen dëme të shumta materiale.
Sakaq, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.