Ervin Salianji, sekretari për aksionin qytetar dhe deputeti Partisë Demokratike, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës24 ka folur në lidhje me zgjedhjen e Gramoz Ruçit, kryetar parlamenti, dhe debatet që shkaktoi brenda PD-së rrjedhja e votave. Ai tha se kishte dy linja brenda PD-së në lidhej me rrjedhjen e votave për Ruçin, atë të manipulimit apo blerjes së votës.
“Në mbledhjen e grupit parlamentar pati shprehje e pakënaqësisë për votimin e djeshëm. Ka pasur dy mbledhje, në të cilën u diskutua për qëndrimet e PD në seancën e nesërme parlamentare. Shqetësimi i anëatërve të grupit parlamentar të PD është manipulimi apo blerja e votës,” tha Salianji.
Duke folur për debatet brenda PD-së ai tha se secili nga deputetët ka psur mendimin e vet personal.
“Diskutimet nuk janë të vërteta, por secili nga deputetët ka pasur mendimin personal. Sot ka pasur një qëndrim të të gjithë grupit parlamentar të PD. Sot u mbajtën qëndrimet e plota. PD dënon me ashpërsi atë që ndodhi dje. Erdhi prej manipulimit apo blerjes së votës kjo mbetet për t’u parë. Kush shet votën nuk do të ketë vend në grupin parlamentar të PD. Nëse dikush ka tradhtuar shpirtin e vet, PD do e shohë me prioritet absolut duke marrë masa. Unë mbajta qëndrimin tim direkt dje për manipulim, por qëndrimi i PD sot është më i detajuar duke shtuar dhe mundësinë se mund të jetë blerë vota,” u shpreh ai. (B.H/Shuplaka)