Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” ka folur në lidhje me votimin e Gramoz Ruçit për kryetar Kuvendi ku LSI nuk mori pjesë.
Kryemadhi duke komentuar ndër të tjera rrjedhjen e votave të PD-së për Ruçin ka thënë se kjo nuk e tkurr opozitën por ka të bëjë me qëndrimet personale të atyre që votuan pro Ruçit, ndërkohë që shtoi se qëndrimet personale nuk kanë lidhje me qëndrimet politike.
Kryemadhi gjithashtu tha se edhe ndaj LSI-së ka patur oferta për të votuar Ruçin.
“Rrjedhja e votave është më shumë 1 lojë. Edhe drejt grupit të LSI ka pasur oferta, kërkesa apo edhe shantazhe për të marrë pjesë në votim apo korrierë. Si ndodh? Në mënyrë shoqërore”, tha Kryemadhi. (B.H/Shuplaka)