Në lagjen “Parvarësia” në Vlorë kanë humbur jetën dy persona si pasojë e rrejdhjes së gazit raporton “Fax News”. Mësohet se të dy personat që kanë humbur jetën në banesën e tyre në qytetin e Vlorë ishin burrë dhe grua.
Ata ishin të moshës 60-vjeç bashkëshorit dhe 56 vjeç gruaja. Komshinjtë tregojnë për “Fax News” se nuk kanë pasur kontakt me çiftin që prej pasdites së djeshme dhe të moshuarit se nuk kanë qenë një çift problematik. Sipas “Fax News” trupat e dy viktimave Rroko dhe Prena Tata janë ende në banesë edhe pse policia njofton se janë dërguar në morg.
Dyshohet se kjo ngjarje e rëndë mund të jetë vetëvrasje dhe se viktimat mund të jetë vetëflijuar. Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.
DETAJE:
Më datë 22.12.2017, rreth orës 11:15, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në një banesë në lagjen ”Pavarsia”, janë gjetur të pajetë dy shtetas. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në banesën e shtetasit Rr.T., në lagjen ”Pavarsia”, si pasoje e asfiksimit të rrjedhjes së gazit janë gjetur të pajetë dy bashkëshortët Rr.T. 60 vjeç dhe P.T., 56 vjeç. Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë për tu kryer ekspertiza mjeko-ligjore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (J.V/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=FGiFhCSDIYo
https://www.youtube.com/watch?v=PKD0sEmBzYQ