Ndërpriten kërkimet për minatorët e bllokuar në minierën e Bulqizës. Kjo sepse në minierë ka vazhdimisht rrjedhje gazi, çka mund të rrezikojë edhe jetën e grupeve të shpëtimit, të cilët në ditën e pestë të kërkimeve kanë arritur deri në nivelin e 17 të minierës.
3 minatorët kinezë kanë mbetur të bllokuar në nivelin e 21 të minierës, që pas shpërthimit të gazit në ditën e shtunë. Kërkimet do të rinisin kur të pakësohet rrjedhja e gazit.
Discussion about this post