17:53 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrjedhje nga sistemi TIMS? Balla: Rezulton se nuk ka pasur, sistemi është 100 % funksional

10:07 | 04/10/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rrjedhje nga sistemi TIMS? Balla: Rezulton se nuk ka pasur, sistemi është 100 % funksional

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka raportuar në Komisionin e Çështjeve Europiane në lidhje me të dhënat e sistemit TIMS. Balla gjatë fjalës së tij dha garancinë se të dhënat e sistemit TIMS janë 100% të mbrojtura dhe nuk ka rrjedhje të tyre.

Ministri ka treguar se i ka kërkuar drejtorit të përgjithshëm të AMP-së, përfshirjen e menjëhershme të SPAK. Balla ka theksuar se ka pasur asnjë kopjim apo rrjedhje.

Çollaku: Është lajm i mirë ky nivel sa më i lehtësuar i qarkullimit të qytetarëve shqiptarë në rajon me kartë identiteti. Kam premtuar se s’do të bëjë përfitime politike me diçka që keni bërë mirë. Siç duket tërheqja e Shqipërisë nga Open Balkan ka sjellë një gjë të mirë. Lëvizja me Kosovën është lehtësuar. Por a ka hapësirë apo pengesë për të lehtësuar ende procedurat për lëvizshmërinë me Kosovën.

Kodheli: Nuk kemi pasur shumë ministra në tryezë, kjo ua rrit dhe juve vlerat. Dua t’ju komplimentoj për punën tuaj edhe pse keni pak kohë në postin e ministrit. Ne jemi të tentuar që të kërkojmë gjithçka nga forcat e rendit dhe çdo hall tonin duam ta përplasim te këto struktura. Kjo s’do të thotë se jemi në anën e duhur të kërkesave. I mbetem këtij besimi që gjithsecili duhet të bëjë detyrat e veta në këtë shoqëri. Ka nevojë për reflektim. Procesi i integrimit mbetet detyrë mbi detyrat. Komplimente për Ministreialin dhe shpresoj që data 16 tetor do të hyjë në histori që një samit realizohet jashtë kufijve të Ballkanit, në Tiranë. Besoj shumë që çdo iniciativë që i ka pararendur procesit të Berlinit, ka qenë e mirëpritur. Është koha që Procesit të Berlinit t’i jepet më shumë rëndësi, pasi ka pasur momente të vakura. Nuk e di nëse do t’ju kërkoja më shumë për momentin kur flitet për fluksin në kufijtë shqiptare. Shqipëria ka nevojë për kufij të siguruar dhe që qytetarët duhet të jenë të sigurt. Ne rrimë për orë të tëra në aeroportet e botës, për të bërë verifikime. Me gjithë dëshirën e madhe për të pasur njerëz që vizitojnë vendin tim. Vendin tim e dua të sigurt dhe më pas të refuentueshëm. Përveçse ju mbështes për punën, nuk kërkoj prej jush që të hapen pika të reja, por të shtoni sigurinë në pikat kufitare, që është gjëja më e rëndësishme.

Agalliu: Duket se policia e Shtetit është në rrugën e duhur. Në diskutimet tuaja si ministër më ka ndjekur fakti siç është pastrimi i policisë nga të inkriminuarit. Ende Shqipëria është destinacion i shitjes së heroinës. Cili është angazhimi për faktin se ende jemi vend pritës.

Balla: Kuvendi është fuqiplotë. Dua të garantoj se të dhënat e çdo qytetari në sistemin TIMS janë 100% të mbrojtura. Nuk ka asnjë të dhënë që të ketë rrjedhur nga ky sistem. I fortifikuar dhe falë mbështetjes së partnerëve. Dua të vlerësoj asistencën e SHBA-ve. Dua të falënderoj partnerët. Gjatë verës së vitit të kaluar sistemi u sulmua, por dua t’ju garantoj se sistemi është 100 % funksional. I kam kërkuar drejtorit të përgjithshëm të Policisë dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes policore, përfshirjen e menjëhershme të SPAK. Ka qenë dhe rekomandim nga ana e tyre që kjo çështje të ndiqej nga Prokuroria e Tiranës. Garantoj çdo qytetar shqiptar dhe të huaj, ka hyrë apo ka dalë nga vendi, kemi një qendër të operimit të të dhënave, që ka standardet më të mira. Pretendimet të verifikohen edhe nga prokuroria. Në aspektin tim si ministër i Brendshëm nxis që të hetohen çdo rast nga prokuroria. Rezulton se nuk ka pasur asnjë kopjim apo rrjedhje. Kur kthehet balta në piedestal, flitet për përdorim të të dhënave. Kjo është e pamundur! Sapo prokuroria të mbyllë hetimet, do t’ju informoj dhe do të vij këtu.

Pas

Hapet pikëkalimi kufitar në Bërnjak

Para

U mbyll pas sulmit në veri, hapet pika e kalimit kufitar në Bërnjak

Para
U mbyll pas sulmit në veri, hapet pika e kalimit kufitar në Bërnjak

U mbyll pas sulmit në veri, hapet pika e kalimit kufitar në Bërnjak

Discussion about this post

 



Të Fundit

Donald Trump: Jam dakord që amerikanët e pasur të taksohen më shumë, por ia lë në dorë Kongresit

Arrestohet në Itali shqiptari i kërkuar prej 10 vitesh, u zbulua nga sistemi digjital i hoteleve

SHBA tërhiqet në luftën tregtare, administrata Trump synon uljen e tarifave ndaj Kinës

Aksident i rëndë në Fresk gjatë ‘Giro d’Italia’, Mikel Landa dërgohet në spital pas përplasjes mes disa çiklistëve.

Policia e Korçës reagon ndaj pretendimeve për shitblerje votash në Podgorie, Maliq

Durrës, materialet zgjedhore mbërrijnë në masa të rrepta sigurie dy ditë para zgjedhjeve

Qeveria falë gjobat e papaguara ndaj qytetarëve dhe bizneseve përgjatë janarit 2015-nëntor 2025

Gjykata e Posaçme ul dënimet për grupin e Lazaratit, pushohet çështja për një nga të akuzuarit

Fitorja ndaj nazizmit, 80 vjet më pas: Trump dhe Putin në kontakt përmes ndërmjetësve

Një përleshje mes shqiptarëve në Itali përfundoi me një viktim, shkak u bë një vajzë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.