Edhe pse kanë kaluar 7 vite nga ngjarja e rëndë e 21 Janarit, ende sot për familjarët e katër viktimave që u vranë në mes të Bulevardit nuk ka drejtësi.
Nëse dikur Rama justifikohej me faktin se qeveria demokrate nuk lejonte zbardhjen e ngjarjes, pas 5 vitesh në pushtet mbetet ende në pikëpyetje justifikimi i tij sot.
Edhe dje siç është bërë rutinë tashmë, kreu i qeverisë mblodhi familjarët e viktimave në ambjentet e kryeministrisë dhe më pas iu drejtuan Bulervardit për të vendosur lulet në vendin ku mbetën të vrarë katër protestuesit.
Po kaq! Kanë qenë komentues të shumtë në rrjetet sociale, ata që i kërkojnë llogari kryeministrit se ç’po ndodh me këtë çështje, dhe se duhet ti jepet fund teatrit të shëmtuar që bëhet me dhimbjen e familjarëve.
Një nënë që prej shtatë vitesh ndjen dhimbjen e humbjes së djalit, duhet që çdo 21 Janar të kapet prej dore nga kryeministri vendit, i cili shpreh pafuqinë për dhënien e drejtësisë.
Mjafton të hapësh komentet në faqen e Ramës për të kuptuar se qytetarët janë të lodhur nga justifikimet.
Disa prej komenteve:
‘’Zoti kryeminister….per mendimin tim,jon vec,,lloqe kavaje..pasi ke pasur 5,vite kohe mos per ti fut ne burg..te pakten,te mos benin pjese e parlamentin shqiptar pasi jon turpi i shqiperis..sali berisha lulzim basha. po kjo nuk ndodhi por me keq akoma hyre per 8,ore bashk me te per te ber kompromis me ke me nji vrases tani e na thua kto qe un i quaj me te drejt lloqe kavaje….zoti kryeminister….po mbaron janari edhe shkurti por edhe marsi ka me maru dhe ta siguroj asnji nga politikant ska me hy ne burg…………por vec nga poppulli vec per ne ju beni ligje se per vete..haroje……….por marojn shpejt 4,,vite ska gjo..jom shum i deshperuar kurr shohe qe akoma edhe ky 21.janar nuk u fut ne burg asnji vrases te atyre te 4,qe i vran ne mes bulevardit…turp sinqerish”
“Po i vrisni me shume me hipokrizine tuaj..! Ju vrafte zoti qe te gjithfe ishallah…! E moret kete popull me qafe qe te gjith ju politikane pacavure. E bete shqiperine si xhungel. E shitet.,e vodhet, e vrate ate popull per se gjalli, vrate shpresat e njerzeve per te jetuar. I vrate per se dyti qe nga momenti qe vendoset te bashke qeverisje me Ilir Meten. I quajti koke palare funderina. Per cfare te votuam? Ku eshte drejtesia? Po ti je nji frikacak. E pame te gjith si u trembe nga cizmja e Monikes. Tek ty fleh nji lepur i madh ne bark dhe eshte veshtire ta nxjeresh. Nuk do kete kure drejtesi., se te gjith ju si Sali Berisha,Ilir Meta, Lulzim Basha dhe ti bashke kini frike nga drejtesia. Ju jeni bashke te gjithe, jeni te gjith njesoj. Zoti ju pafte qe te gjitheve se vetem ai ben drejtesi!!”
‘’ Zoti kryeministe ti je nje budalla qe mundohesh te genjesh popullin me fotet e vidjot e tua gjoja po ben drejtsi ,drejtisia e jote eshte ne nji nivel qe se ka pa njezimi ty je nje njeri qe bon ligje te fusesh ne burg fukarej te cilet nuk kan pagu nje 30 mij leksh per drita kur se ate qe vrasin dhe shesin drog dhe fitojn 5 miljon ero ne muaj kurr nuk ka per te ndodhur kshu qe lej keta logje se je bo i shpifur”
(E.K/FAXWEB)