11:27 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrjeti tallet me Sandër Lleshajn, gafa epike që bëri nga Shkodra

09:10 | 31/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rrjeti tallet me Sandër Lleshajn, gafa epike që bëri nga Shkodra

Ministri i Brendshëm  Sandër Lleshaj, i ndodhur në një vizitë, pas vrasjes së dyfishtë dje në Shkodër, i pyetur nga mediat për ecurinë e hetimeve është shprehur se nuk dinte gjë për to, por edhe nëse do të dinte nuk do të fliste sepse nuk ja lejon detyra, për shkak të sekretit hetimor.

Megjithatë në vijimësi të intervistës, i pyetur nga gazetarët nëse qytetarët e Shkodrës janë të frikësuar nga një mori vrasjesh të ndodhura në qytet kohët e fundit, Lleshaj bënë gafën epike, duke u shprehur përball kamerave se  “kanë pse të kenë frikë” mirëpo që më pas vetëkorrigjohet duke u shprehur se “ qytetarët s’kanë pse të kenë frikë…”.

Ka mjaftuar kaq që lajmi të bëjë xhiron e rrjetit dhe ndërkohë është komentuar së tepërmi edhe nga gazetarët. Në një postim të tij në rrjetet sociale nën titullin “Për të qeshur apo për të qarë”, Denis Dyrnjaja pasi përshkruan ngjarjen e ndodhur dje, me një ironi të thellë i është drejtuar rastit duke u shprehur: “Megjithë respektin për kamarierët, por nëse dikur puna më e thjeshtë ishte të bëheshe kamarier sot puna më e thjeshtë është të bëhesh ministër. Mund të bëhet kushdo. Ja p.sh Ministri i Brendshëm ose Ministër i Jashtëm!”

Ndërkohë ngjarja është komentuar edhe nga gazetari Poli Hoxha i cili na sjell në kujtesë “sforcimin epik të Niko Brahimaj për të mos ia plasur të qeshurit, pas deklaratës së Ministrit Lleshaj”

Postimi i plotë i Denis Dyrnjaja:

Për të qeshur apo për të qarë?!

Ministri i Brendshëm flet nga Shkodra për vrasjen e dyfishtë sot e ju thotë gazetarëve që e pyesin për ecurinë e hetimeve se nuk dinte gjë për to, por edhe nëse do të dinte nuk do të fliste sepse nuk ja lejon detyra. Pastaj vijon e thotë se janë çështje për larje hesapesh. Dhe për t’i vënë kapak pasi gazetarët e pyesin që qytetarët e Shkodrës janë të frikësuar nga një mori vrasjesh, Lleshaj ju thotë përmes kamerave, se s’kanë pse të kenë frikë. Madje aq i pasigurt është dhe vetë në atë që thotë sa fillimisht thotë kanë pse të kenë frikë dhe pastaj korrigjon veten e thotë s’kanë pse të kenë frikë…

Megjithë respektin për kamarierët, por nëse dikur puna më e thjeshtë ishte të bëheshe kamarier sot puna më e thjeshtë është të bëhesh ministër. Mund të bëhet kushdo. Ja p.sh Ministri i Brendshëm ose Ministër i Jashtëm!

Etiketa: frikegafeMinistri Lleshajvrasje ne shkoder
Pas

Epike/ I thonë “Viktimë e bame me silikon”, përgjigja e këngëtares do t’ju lërë pa fjalë

Para

Ekzekutimi mafioz i vëllezërve Bilali, zbardhen detaje të reja, mbi 15 persona të shoqëruar

Para
Memaliaj/Policia sekuestron 50 kg drogë, pranga 29-vjeçarit

Ekzekutimi mafioz i vëllezërve Bilali, zbardhen detaje të reja, mbi 15 persona të shoqëruar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nga lirimi me kusht për burgimin e përjetshëm tek shkaktimi i vetëvrasjes nëpërmjet bullizimit/ Cilat janë risitë e Kodit të ri Penal

Apartamente, llogari bankare dhe mijëra hektar pyje, sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit shqiptar në Katar dhe bashkëshortes së tij (EMRI)

Rakipi tregon risitë e Kodit të Ri Penal: 21-vjeçarët mund të trajtohen si të mitur

Ngërçi politik në Kosovë, Haxhiu: Sot e nesër mund të mbahen disa seanca. Nëse s’ka reflektim, rruga e vetme janë zgjedhjet

Prezantohet drafti i Kodit të ri Penal, Manja: Janë bërë 30 ndërhyrje, ka 327 nene! Pas Brukselit, do t’i kalojë Kuvendit

Vajza vrau babanë me tel, arrestohet nëna e 26-vjeçares, ndihmoi në pastrimin e trupit

Gjendet pa shenja jete një 47-vjeçar në Velipojë, dyshohet se ka humbur jetën pasi ka pësuar një arrest kardiak

Manja prezanton draft-kodin e ri penal: Nga sot do jetë për konsultim publik

Edicioni i katërt i ‘Marathon Enkelana’ në Pogradec, policia publikon masat për mbarëvajtjen e sigurisë, ja akset që do të bllokohen nesër

Rama urdhëron largimin e objekteve të paligjshme pranë rrugëve, jep afatin e fundit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.