Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka vazhduar aksionin për mbjelljen e pemëve në kryeqytet.
Nga njëra anë mbillen pemë, në anën tjetër mbillen kulla. Kjo ka bërë që disa studentë të Inxhinierisë së Ndërtimit ta presin sot Veliajn me një pankartë interesante:
“Rrofsh për pemët, Kulla tu bëfshin” – shkruhej në pankartën e të rinjve.
Veliaj ka buzëqeshur duke u shfaqur i relaksuar para të rinjve.
Më herët kryebashkiaku ka arsyetuar se në Tiranë duhet të ndërtohen kulla të larta pasi nuk ka hapsirë për t’u zgjeruar.
(F.G/Faxweb.al)