19:25 | 27/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

“Rroga minimale, orare të tejzgjatura dhe të mitur”, si shfrytëzohen punëtorët në biznesin fason

22:47 | 15/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rroga minimale, orare të tejzgjatura dhe të mitur”, si shfrytëzohen punëtorët në biznesin fason

Shumë prej bizneseve fason në vend nuk u paguajnë sigurimet punëtorëve edhe pse është një detyrim ligjor, ushtrojnë orare të tejzgjatura e mbi të gjitha zbatojnë pagat minimale. Të paktën këtë panoramë të shfrytëzimit të krahut të lirë të punës në Shqipëri, na paraqet sonte emisioni investigativ “Fiks Fare”.

Sipas investigimit të Fiksit, punëtorët paguhen vetëm me 500 lekë në ditë, edhe pse bëhet fjalë për 8 ose më shumë orë pune në ditë.

Për më tepër, në këto biznese ka edhe vajza të moshës 16-vjeçare, të cilat punojnë edhe pse një punë e tillë është e ndaluar me ligj për të miturit.

INVESTIGIMI
Investigimit 2-vjeçar i Fiks Fare për shfrytëzimin e punëtoreve në biznesin nisi nga një ankesë e ardhur në adresë të emisionit nga një punëtore fasonerie. Ajo ishte punëtore e kompanisë “Mali sh.p.k”, fabrikë këpucësh në qytetin e Lezhës, e cila u ankua  në lidhje me pagesën dhe siguracionet.

Fiksi nisi menjëherë bashkëpunimin me denoncuesen për atë çka po ndodhte në këtë kompani.  Pamjet treguan qartë se shqetësimet e punëtoreve në kompani ishin të shumta duke filluar nga paga e ulët  dhe puna e tyre e tejzgjatur  në të zezë. Punëtoret paguheshin më 500 lekë dita jo, 8 orarësh, por dita pasi nëse kishin punë do të punonin më gjatë. 

“Shiko si më janë bërë gishtat? I kam gropë për 500 lekë në ditë”, shprehet një punëtore e fabrikës. Një punëtore tjetër shpreh pendesë  duke pohuar se për të filluar në këtë fabrikë kishte lënë një punë më të mirë, vetëm se ishte mashtruar nga pronari i firmës për kushtet dhe pagesën.  “Lashë atë punë ku isha dhe erdha këtu me 500 lekë”, shprehet ajo. 
Shkeljet e Kodit të Punës për këtë kompani nuk mbarojnë me kaq. Në këtë biznes ka të punësuara vajza 16-vjeçare me kohë të plotë.  Vajza e mitur i pohon njërës prej kolegeve se kishte filluar punë pasi nuk kishte mundur të ndiqte dot shkollën. “Pagesën si të tjerat e kam, 500 lekë dita. Nuk nisa shkollë dhe erdha këtu”, shprehet 16 vjeçarja.

Më pas gazetarët vendosin të hyjnë në këtë kompani për të takuar pronarin. Shoqërimi i gazetarëve nga pronari i kompanisë  “Mali sh.p.k.” i bëri punëtoret të frikësoheshin  dhe të fshihnin të vërtetën nga frika e heqjes nga puna. 

Ata ngatërrohen me ato që thonë pasi përpiqen të gënjejnë duke mbrojtur pronarin. Njëra prej tyre thotë e marr rrogën në bankë, por nuk e di shumën  se sa merr. “Po në bankë e marr rrogën, jam e siguruar”, thotë punëtorja me frikë, ndërsa pyetjes së gazetares sesa lekë merr nuk di t’i përgjigjet.  

Pronari i kësaj kompanie, Alfred Mali pranon për Fiksin se nuk është perfekt, por sipas tij do përpiqet t’i rregullojë kushtet. Ai përpiqet të justifikohet për pagat duke thënë se punëtoret këtu edhe mësojnë. Ndërkohë, shefja e financës së kompanisë thotë se nuk ka pagë nën 220 mijë lekë (të vjetra) siç e parashikon Kodi i Punës. 

Fasoneria, premtimi i kësaj qeverie

Biznesi fason është mbështetur nga qeveria me anë të një pakete të miratuar që në vitin 2014. Paketa fason përfshin shumë lehtësira për këtë biznes, disa prej të cilave janë: 

-Për herë të parë parashikohet kontratë qiraje me tarifë simbolike 1 euro kontrata për industrinë fason.              

– Ulja e kostos administrative dhe shkurtim i kohës për operatorët ekonimik

– TVSH e karburantit kreditohet menjëherë pa pasur nevojë për të dorëzuar dokumente  apo për miratim nga Drejtoria Rajonale Tatimore.

– Reduktim i kostove për biznesin.

– Lehtësim për financimin e bizneseve në teknologji me kredi të buta.

– Përjashtim nga TVSH për makineritë dhe pajsjet.            

– Lehtësim i procedurave doganore.(D.D/Shuplaka)

Etiketa: bizneset fasonefiks farepagatpunonjesit
Pas

Mblidhen të dhënat për adresat, refuzimi gjobitet

Para

Tahiri del në bazë “i ngarkuar” nga Rama pa kostumin e ministrit, krah për krah me Veliajn

Para
Tahiri del në bazë “i ngarkuar” nga Rama pa kostumin e ministrit, krah për krah me Veliajn

Tahiri del në bazë "i ngarkuar" nga Rama pa kostumin e ministrit, krah për krah me Veliajn

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas PAMJEVE virale të shuplakës/ Çifti Macron mbërrinë në Indonezi të kapur dorë për dore (FOTO)

Zjarr i qëllimshëm në Memaliaj, shkrumbohen kullotat

Aksident i shumëfishtë në Lushnje, 4 automjete dhe 1 motoçikletë të përfshirë

“Po të mos isha unë…”, Trump i bën një paralajmërim kërcënues Putinit

Destinacioni ishte Durrësi, bllokohet anija tregtare në Sardenjë të Italisë: Ishte jashtë standarteve të sigurisë

“Ushtria është në krizë”, raporti auditues jep kritika të forta për mbrojtjen gjermane

Varre të lashta më shumë se 3000 vjeçare zbulohen në Egjipt

PAMJE tmerruese nga Gaza/ Të shtëna me armë zjarri ndërsa mijëra palestinezë dynden në qendrën e shpërndarjes së ndihmave

Matura Shtetërore në prag, 27 mijë të rinj në përgatitjet e fundit, në qershor mbahen 4 testet e detyruara

Vjosa drejt UNESCO-s, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.