Policia ka sqaruar ngjarjen e sotme në Rrogozhinë, ku u raportua se një 20- vjeçar ka përdhunuar të motrën e mitur dhe më pas ka dhunuar edhe prindërit e tij.
Fillimisht u raportua se Agim Daka nga fshati Koçaj i Kavajës, është arrestuar nën akuzën se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të motrën 12- vjeçare.
Policia i hedh poshtë pretendimet e familjarëve por edhe të portaleve që shkruajnë se një abuzim i tillë ka ndodhur.
Kjo sepse pas ekzaminimit mjeko-ligjor, e mitura rezultoi se nuk ishte e defloruar, pra nuk ka kryer marrëdhënie seksuale.
Njoftimi i policisë:
“Në lidhje me komunikatën e dhënë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, mbi arrestimin e shtetasit Agim D., se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, disa portale kanë publikuar se ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij.
Bëjmë me dije dhe sqarojmë se nga familjarët e Agim D. dhe motra e tij e mitur, ka patur pretendime për një veprim të tillë, por nga ekzaminimi mjeko ligjor, rezultoi se vajza e mitur, nuk ishte defloruar, pra nuk ka kryer marrëdhënie seksuale.” (D.D/Shuplaka)