22:39 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Rrokada e ministrave si ngritje në detyrë për krimin, vota po blihet dhe droga po shitet”

13:00 | 24/03/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gazetari: Të gjitha mediet janë KLANE, të grupeve që kanë përfaqësues në QEVERI

Në këtë prag zgjedhjesh elektorale, gazetari i njohur Basir Çollaku hedh tezën se kryeministri Edi Rama po pregatitet të blejë pushtetin dhe votat.

Nëpërmjet një analize, Çollaku shprehet se shkarkimi i ministrit Saimir Tahiri, shërben si një garanci apo ngritje në detyrë për krimin dhe votëblerjen.

“Ka mbetur një episod për tu mbyllur në këtë operacion të frikshëm të krimit. Duhet vazhdimësi pushteti. Ndaj blerja e votave është përparësi dhe organizata që e bën këtë blerja ka nisur prej muajsh. Karta po u merren punonjësve të administratës dhe qytetarëve, pagesat kanë nisur të bëhen nëpër banka apo cash në dorë. Pushteti i sotëm, ka nisur të blejë pushtetin e nesërm, mandati kohor i të cilit nuk ka nisur.

Ndaj rrokada e minsitrave të brendshëm, nuk ishte ndonjë trishtim për bandat, thjesht një ngritje në detyrë në bordin e krimit, një garanci më shumë për votëblerjen. Ndërkombëtarët bëjnë raportet, pastaj thonë ne nuk ndërhyjmë, por shpesh reagimet e tyre janë sa të vakëta aq edhe të kompromentuara. Tashmë qeveria nuk i ka në dorë zgjedhjet, nuk ka në dorë veten, nuk ka në dorë procesin zgjedhor, nuk ka në dorë garën elektorale. Ajo ka rënë në batakun e urdhërmarrjes nga kreditorët e krimit. Ata e dinë dhe po e bëjnë. Ata drogën po e shesin, votat po i blejnë, qeveritarët presin thjesht të binden e të kapërdisen diten e tkurren natën.”, shkruan Çollaku.

SHKRIMI I PLOTË I ÇOLLAKUT

Vota po blihet, droga po shitet
Politika është kapur në kurthin e interesave, transparencës, kusureve të vjetra e të reja, dosjeve të hapura dhe atyre në praghapje, deputetëve me kokën nga listat, apo kryetarë të shumë partie, me vëmendjen nga elektorati.

 Të gjithë kundër kujtdo, bëjnë përpjekje titanike të flasin për punë të pabëra, se kështu rrinë larg fajit, në shtegun e fshehjes së atyre punëve të bëra, të cilat nuk duan shumë fjalë, për të gjetur përgjegjësit, tërësisht të pandëshkuar ligjërisht. Zgjedhjet, vota e lirë, mundësia për të mos vënë dorë në vullnetin e qytetarëve, përbëjnë thelbin e qëndresës së opozitës, e cila ka lajmëruar bojkotin, nëse garancia mungon, ashtu siç dukshëm lexohet.

 Nëse kandidojnë droga, trafiku, krimi i organizuar, ose saktësiht pamundësia e alternativave politike. Raportet e ditëve të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Europol, në përmbajtje ishin tronditëse, por mjeshtërisht si kontrollues i opinionit, Rama dhe qeveria po ia dalin ta shndërrojnë në një tangente informative, me peshë të papërfillshme.

Përballë tonelatave të drogës, canabis, heroinë e kokainë nga Afganistani, me qendër shpërndarje nëpër Evropë Shqipërinë, pastrimit të lehtë të parave të pista, Rama trukon lajme në mediat e gjithëkontrolluara prej tij, se telashet e protestës vijnë nga armiq të jashtëm, të cilët nuk duan atë dhe Shqipërinë. Se ka ndikime ruse, të cilat po ndikokërkan në stabilitetin shqiptar dhe viktima na rezulton kryeministri. Komedi me kaq aktorë dhe autorë në të njëtin emër, atë të Edi Ramës, është e vështirë të gjesh në botën e letrave. Emergjenca kombëtare tashmë e zyrtarizuar nga raportet e partnerëve tanë të BE-së dhe SHBA-së, nga është droga.

 Kush janë organizatat kriminale të cilat janë ortakëria e organizatave rajonale dhe europiane sipas raportit, të cilat janë rehatuar në Shqipëri? A ka dijeni kreu i qeverisë, për këtë lajmë alarm si tregues se vendimmarrja është në dorë të Mafias rajonale, ndërkombëtare dhe vendase? Sigurisht mos biem në kthetrat e naivëve duke lënë fajin jetim. Janë disa grupe kriminale që kanë marrë pafajësi, kanë dalë nga qelitë, ku ishin dënuar me burgime të përjetshme.

 Ata kanë dalë sepse duhet dhe janë ortakët e Mafies ndërkombëtare që ka ngritur selinë e saj në vendin tonë, me lejen e qeverisë, sepse droga dhe krimi i organizuar, nuk ka kush ti shqetësojë. Droga e vjetër po shitet, e reja po mbillet, duke pritur sezonin e eksportit, duke shtuar tonelatat në shifra marramendëse dhe e gjithë kjo histori prodhon miliarda euro. Eshtë afërsisht gjysma e prodhimit të përgjithshëm bruto.

Për të mos e ndalur këtë pushtim, për të vazhduar të prodhojë fabrika kriminale miliarda të tjera, ku pastrimi është ndërtuar lehtësisht me pushtet, duhet pushtet. Duhet e njëta qeveri. Duhen të njëjtët oligarkë. Duhen të njëjtët njerëz të implikuar gjatë këtyre viteve. Ajo çfarë mund të ndryshojë janë vetëm tarifat dhe pagesat. Ata do të ndryshojnë sipas siupërfaqes së shtuar, tonelatave në rritje, investimeve mafioze të shtuara.

 Ka mbetur një episod për tu mbyllur në këtë operacion të frikshëm të krimit. Duhet vazhdimësi pushteti. Ndaj blerja e votave është përparësi dhe organizata që e bën këtë blerja ka nisur prej muajsh. Karta po u merren punonjësve të administratës dhe qytetarëve, pagesat kanë nisur të bëhen nëpër banka apo cash në dorë. Pushteti i sotëm, ka nisur të blejë pushtetin e nesërm, mandati kohor i të cilit nuk ka nisur.

Ndaj rrokada e minsitrave të brendshëm, nuk ishte ndonjë trishtim për bandat, thjesht një ngritje në detyrë në bordin e krimit, një garanci më shumë për votëblerjen. Ndërkombëtarët bëjnë raportet, pastaj thonë ne nuk ndërhyjmë, por shpesh reagimet e tyre janë sa të vakëta aq edhe të kompromentuara. Tashmë qeveria nuk i ka në dorë zgjedhjet, nuk ka në dorë veten, nuk ka në dorë procesin zgjedhor, nuk ka në dorë garën elektorale. Ajo ka rënë në batakun e urdhërmarrjes nga kreditorët e krimit. Ata e dinë dhe po e bëjnë. Ata drogën po e shesin, votat po i blejnë, qeveritarët presin thjesht të binden e të kapërdisen diten e tkurren natën. (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: basir collakuDrogatahirizgjedhjet
Pas

Ankth në morgun e Vlorës, 2 familje mbërrijnë me urgjencë për të identifikuar trupin e gjetur në Sazan

Para

Publikohet momenti kur kryeministrja angleze ia mbath për t’i shpëtuar sulmit (FOTO/VIDEO)

Para
Publikohet momenti kur kryeministrja angleze ia mbath për t’i shpëtuar sulmit (FOTO/VIDEO)

Publikohet momenti kur kryeministrja angleze ia mbath për t’i shpëtuar sulmit (FOTO/VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Nga miti të kërcënimi, narrativa nacionaliste serbe, e gjallë në zemër të Kosovës

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.