Këshilli bashkiak në Gjirokastër është mbledhur sërish, kësaj here me praninë e këshilltarëve socialistë.
Në mbledhjen e sotme, socialistët kanë shfuqizuar vendimin e marrë një javë më parë nga këshilli për të shkarkuar dy anëtarë të këshillit të qarkut.
Me shumicë votash, këshilltarët socialistë kanë shkarkuar kryetaren e këshillit, zgjedhur nga dy partitë opozitare PD dhe LSI, Mimoza Çomo, për të vendosur në vend të saj, Vjollca Kokon.
(F.G/Faxweb.al)