Anita Jella, do të jetë prej ditës së sotme drejtuese e Prokurorisë së Durrësit. Ajo ka zëvendësuar në këtë detyrë Donika Prelën e cila do të jetë Drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Në detyrën e re të kryeprokurores së Durrësit Anita Jella, do të ketë në tryezë një dosje me peshë për të hetuar, atë të ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Ndërkohë që Donika Prela, e emëruar nga kryeprokurorja Arta Marku, do të ketë tashmë nën urdhërat e saj, atë që nga sot do të jetë prokuror i thjeshtë në Krimet e Rënda e që në dorën e të cilit është dosja ‘Tahiri’.
Mësohet se prokuroria Anita Jella ka dhënë dorëheqjen nga çështja e Velierës në Durrës që lidhej me kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Më herët gjatë çështjes, gjyqtari ka pasur debat me të duke e akuzuar për moskryerje korrekte të detyrës.
(E.L./Faxweb)