Rokadë prokurorësh për dekriminalizimin, janë emëruar 3 emra të rinj. Për çështjen e dekriminalizimit thuhet se 12 deputetë kanë fshehur të dhënat e tyre. Sipas prokurorisë 12 deputetë janë në verifikim pasi kanë fshehur dënime të marra jashtë vendit.
Struktura e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka bërë ndyshime ku nga 2 prokurorë tashmë kjo zyrë do të ketë 3. Ndërsa Kreu i Prokurorisië së Tiranës është Petrit Fusha dhe në njësinë e dekriminalizimit është edhe Alma Muça.
Pas largimit të prokurorit Madrit Kullolli janë bërë pjesë e kësaj zyre, Alma Muça dhe Petrit Fusha. Drejtuese e kësaj njësie vazhdon të jetë Rovena Gashi, raporton Report tv.
Prej një muajsh Kreu i Prokurosë së Tiranës me dekret të presidetit është emëruar edhe prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Aktualisht Petrit Fusha mban edhe postin e kreut të akuzës në kryeqytet por në këtë post është komanduar derisa të përgjidhet një i ri. (J.V/Shuplaka)