Pas deputetit Oerd Bylykbashi, reagon edhe kreu i opozitës Lulzim Basha, lidhur me lajmin se ish-kryebashkiaku Elvis Rroshi, ka dalë krah për krah me Arben Ahmetajn si drejtues i fushatës zgjedhore në Kavajë.
Sipas Bashës, me këtë veprim, Rroshi mbetet ende në krye të bashkisë së Kavajës, pavarësisht shkarkimit.
“Elvis Roshi i dënuar në Itali dhe Zvicër për përdhunim dhe trafik droge, me mandat të hequr si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, mbetet i plotfuqishmi i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste të Kavajës dhe de fakto në krye të bashkisë së qytetit.”, shkruan Basha.
Këtë, kreu i PD-së e cilëson si shkatërrim të procesit të dekriminalizimit.
Postimi i plotë i Bashës:
Elvis Roshi i dënuar në Itali dhe Zvicër për përdhunim dhe trafik droge, me mandat të hequr si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, mbetet i plotfuqishmi i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste të Kavajës dhe de fakto në krye të bashkisë së qytetit.
Dalja e tij krah për krah me Arben Ahmetajn si drejtues i fushatës zgjedhore në Kavajë është skandal politik dhe shkatërrim i procesit të dekriminalizmit. Me veprimin e tij, Edi Rama e ka bërë zero përpjekjen e mundimshme të opozitës e partnerëve ndërkombëtarë dhe vullnetin e popullit për hartimin dhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.
Kjo është një tjetër dëshmi se Edi Rama nuk ndahet dot nga krimi. Nuk ndahet dot nga trafikantët dhe droga. Prandaj nuk e e do votimin dhe numërimin elektronik. Sepse kështu nuk e ndihmon dot as ai krimin, as krimi atë. Zgjedhjet e lira janë fundi i krimit në politikë. Më #18Shkurt#NgrihemiBashkë për t’i prerë rrugën krimit në politikë.