Postet drejtuese në burgje kanë pësuar sërish rrotacion. Bëhet me dije se Altin Gusho nga Pogradeci është emëruar shefi i burgut të sigurisë së Lartë në Drenovë.
Ndërkaq shefi aktual Agim Tafaj është transferuar me të njëjtën detyrë në burgun e Vaqarrt. Gusho është prezantuar në këtë detyrë nga drejtori i policisë së burgjeve Bardhyl Kaçorri.
Drejtor i Burgut të Drenovës vazhdon të jetë Genci Fejzollari.