Është tërhequr nga gara për kreun e Kominitetit Mysliman të Shqipërisë dhe myftiu i Kukësit, Islam Hoxha. Kështu në garë tashmë kanë mbetur Ylli Gurra, Bujar Spahiu dhe Gramoz Blliku.
Mbrëmjen e djeshme bë mënyrë të beftë u tërhoq dhe kreu aktual i KMSH-së Skënder Bruçaj, i cili cilësohej si një prej favoritëve kryesore në garë.
Po ashtu më herët është tërhequr dhe Gëzim Abdishahi pasi nuk plotësonte kriteret për të qenë kandidat.
Votimet për KMSH-në po mbahen tek Medreseja e Tiranës. Kreu i ri do zgjidhet me votë të fshehtë të 91 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm (12 anëtarët e Kryesisë së Komunitetit Mysliman, 35 myftinj si dhe anëtarë nga shoqëria civile) dhe do ketë mandat 5 vjeçar me të drejtë rizgjedhje.
Duhet thënë se procesi është karakterizuar dhe nga ndarje të tilla, pro Erdogan dhe pro gylenistë, ndërsa dy favoritët për të marrë kreun tashmë janë Ylli Gurra dhe Spahiu.
(E.K/FAXWEB.AL)