Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje, në fshatin Moravë. Automjeti tip Toyota i ka prerë rrugën një makinë me targa gjermane, ku udhëtonte familja Berberi Mësohet se Ëngjëll Berbero, bashkëshortja e tij dhe dy fēmijët 14 dhe 9 vjeç, kanë përfunduar me makinën në kanal.
Ata janë transportuar drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin mjekim. Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe se të katërt kanë pësuar shembje në pjesë të ndryshme të trupit.
Mësohet se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasi Brahim Agalliu, është shoqëruar në polici