Biznesmenia Rudi Çeka themeluese e “Pretty Woman” e ftuar n emisionin Rise-Up, i cili në fokus ka historitë njerëzore të suksesit në një moment ka shpërthyer në lot.
Ajo ishte e ftuar si një model suksesi me një karrierë të gjatë në artin e së bukurës.
Krahas arritjeve në jetën e saj profesionale, sipërmarrësja Rudi Çeka u pyet nga moderatorja e emisionit për çmimin, që ju desh të paguaj në emër të suksesit, ka mjaftuar kjo dhe Rudina të shpërthejë në lot.
Si një nënë e dy vajzave asaj ju desh të punonte fort nga 16 orë në ditë për të realizuar ëndërrat e saj dhe sipas saj pengu më i madh në jetë është Koha.
Rudi shprehet: “Pengu i jetës time, janë vajzat e mi, jo se ju ka munguar gjë, ato janë rritur shum mirë në praninë e babait të tyre dhe të vjerrës, por unë shpesh herë kam munguar dhe s’kam qenë prezente përsa i përket punës, nuk e kam pas të detyruar por punoja fort, koha që kam kaluar ka qenë e pakët, nëse do të ktheja kohën pas këtë gjë do ta ndryshoja”
Themeluesja e “Pretty Woman” Rudi ndër të tjera foli dhe për aspektin personal duke treguar se si bashkëshorti i saj u kthye në suportin më të madh në jetën e saj.
Me një eksperincë 25 vjeçare në artin e së bukurës Rudi Çeka tregoi dhe për pasion e saj në artin e së bukurës.
Si një model suksesi ajo dha dhe mesazhe për vajzat e reja që të mos heqin kurrë dorë nga ëndërrat e tyre.
“E rëndësishme është të kesh dëshirën dhe vullnetin e madh në jetë, të eksplorosh në atë që do”- shprehet Rudi Çeka/faxweb