01:18 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Rruga e Arbrit, Ministria e Transportit anulon dhe rishpall koncesionin

15:10 | 14/08/2017
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rruga e Arbrit, Ministria e Transportit anulon dhe rishpall koncesionin

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës bëri me dije se procedura e datës 8 gusht 2017 për garën e Rrugës së Arbrit është anuluar për shkak të gabimeve .

Pas korrigjimeve të nevojshme ky institucion rishpalli garën duke i hapur rrugë kompanive të interesuara që të shprehin interesin për tenderin që mbyllet në 2 tetor.

Koncesioni i Rrugës së Arbrit

Rruga e Arbrit është pjesë e projektit 1 miliardë euro të lakuar nga qeveria Rama në fund të vitit 2016 dhe në fillim të këtij viti.

Sipas detajeve të bëra publike në njoftim koncesionit afati i kohëzgjatjes së ekzekutimit të kontratës është 13 vjet ndërkohë që vlera maksimale e parashikuar përgjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit është 33.6 miliardë lekë.  Rruga e Arbrit nuk është një projekt i ri, ajo ka nisur zbatimin qysh në kohën e qeverisë Berisha gjatë së cilës u ndërtuan disa pjesë të segmentit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Transportit aktualisht rruga është përfunduar plotësisht në 20.12 kilometra, pjesërisht në 15.175 km, janë të paprekura nga punimet 26.3 kilometra.  Në total janë 61.6 kilometra të projektuar për gjurmën kryesore. Sipas Studimit te fizibilitetit te hartuar rreth vitit 2005 e gjithë gjurma Tiranë-Bllatë sipas këtij varianti pritet të jetë afërsisht rreth 73.5 km e gjatë, çka do të thotë që afërsisht ne total 11.8 km rrugë janë ende të pa projektuar ( gjatësi ne skajin e lidhjen me Tiranën dhe gjatësi në skajin e lidhjes me Blladën – pika kufitare).

Për projektin ka shfaqur interes më herët kompania Gjoka Construction e cila është shpërblyer me një bonus prej 10 për qind të pikëve. Kjo e fundit do të duhet të garojë me kompani të tjera që do të shfaqin interes për koncesionin e përmirësimit, ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes së Rrugës së Arbrit.

Njoftimi pranë APP

MINISTRIA E TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS

NJOFTIM ANULLIMI TE PROCEDURES KONCESIONARE ME NR. REFERENCE REF- 23464-08-08-2017

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës Adresa Sheshi “Skënderbej”, Nr. 5, Tiranë Tel/Fax +355

4 2 380 750 E-mail [email protected] Faqja e Internetit ëëë.transporti.gov.al

Lloji i Kontratës Kontratë e punëve publike

Forma e Kontratës: Koncesion/PPP

Objekti i Kontratës: Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit.

Anulohet procedura koncesionare me nr. Reference REF-23464-08-08-2017, pasi janë hedhur

gabim te dhënat./ Monitor

 

 

 

 

Pas

Tom Cruise e pëson keq, çfarë ka ndodhur me aktorin gjatë xhirimeve (VIDEO)

Para

PDK: Koalicioni PAN nuk është bllokues, do t’i themelojmë institucionet shumë shpejtë

Para
PDK: Koalicioni PAN nuk është bllokues, do t’i themelojmë institucionet shumë shpejtë

PDK: Koalicioni PAN nuk është bllokues, do t’i themelojmë institucionet shumë shpejtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.