Kryeministri Edi Rama në nisje të serisë së sotme “Sy m’sy” ka publikuar një video nga tuneli i murrizit, i cili do të hapet më 14 mars.
Rama u shpreh se kjo ditë përkon edhe me ditën e verës, ndërsa ka bërë me dije se shumë shpejt mbaron edhe aksi Maqellarë- Peshkopi.
“Ky është tuneli i shumëpritur i Murrizit. Më në fund u dorëzua mali. Edhe tuneli do të dorëzohet nesër për të gjithë popullin e Dibrës që mezi e kanë pritur për vite. Syri i keq më në fund plasi se tel ai tunel na u mblodh energjia negative dhe gjeologjia e atij tuneli ishte tmerr kështu që nesër, tuneli i Murrizit hapet. Kjo përkon me ditën e verës. Nesër ditë vere nga Elbasani në Dibër e në të gjithë Shqipërinë. Jam i bindur se nëse s’ke shkuar do të zbulosh një copë Shqipërie të mrekullueshme, por ajo që kemi bërë gjatë këtyre viteve, kemi krijuar mundësi për zbulimin e copave të mrekullueshme”, tha ai.