Edi Edi Rama, bashkë me kabinetin e tij qeveritar po zhvillon ditën e sotme një dëgjesë me qytetarët e Dibrës.
Kryeministri Rama ka deklaruar se sot do të prezantohet projekti për Rrugën e Arbrit. Rama theksoi se ky ishte fiksimi i tij i madh që u realizua sot.
“Sot do të prezantojmë një takim tjetër për projektin e zbatimit të rrugës së Arbrit. E vërteta është se e kisha një fiksim shumë të fortë që të vinte kjo ditë sa më shpejt, pasi për 27 vite kush ka kaluar në Dibër, për të marrë vota për rrugën e Abrit ka thënë të parën. Dhe kjo gjë u përsërit kaq shpesh saqë me të drejtë dibranët të qeshin kur ke s’ke faj, e jo më kur ke faj. Kemi gjetur një marrëveshje të berë me sy mbyllur nga qeveria e mëparshme me një kompani kineze për 17 km dhe me një angazhim marramendës, gjë për të cilën ne negociuam disa vjet dhe vendosen ta ngadalësojmë, tani kemi 40 km kemi edhe lidhjen e Klosit me Burrelin me aksin që do të thotë se qytetaret e Burrelit do te kenë një mundësi te re per ta rritur ne tiranë me gjysmën e kohës e gjysmën e distancës. Kete muaj kantieri do te hapet dhe nuk do te ndaloje deri sa te ndërtohet plotësisht rruga e Arbërit. Zotimi jone per te garantuar kete rruge brenda 4-vjecarin eshte i garantuar.”, tha Rama. (J.V/Faxweb)