16:04 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Rruga e Elbasanit të çon në Xibrakë”, presidenca bën reagimin e fortë kundër ambasadës së SHBA-ve

09:32 | 21/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rrëzimi i dekreteve, reagon zëdhënësi i Presidentit: Të çmendurit, për t’i shpëtuar shiut, futen në pellg

Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur deklaratës së pak minutave më parë nga ana e ambasadës së SHBA-ve në vendin tonë, që për të zgjidhur krizën kushtetuese në të cilën ndodhet vendi t’i drejtohen Komisionit të Venecias.

Blushi shprehet se ka ardhur koha që në vendin tonë ti japin fund sundimin përmes rregullave të ambasadorëve dhe të mbështetemi vetëm te ligjit, pasi vetëm respektimi i Kushtetutës, do të mund ta bënte Shqipërinë pjesë të BE-së.

”Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Laë” si çdo vend demokratik”, shkruan mes të tjerave Blushi.

Postimi i plotë i Blushit:

Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.

Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.

Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Laë” si çdo vend demokratik.

Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë! Rruga e Kavajës të çon në Kavajë!

Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!

Deklarata e plotë e ambasadës së SHBA-ve: 

“Reforma në drejtësi është një nga prioritetet më të larta të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Përparimi i vazhdueshëm i reformave është thelbësor për çuarjen përpara të qëllimit tonë të përbashkët të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Tashmë Shqipëria ndodhet në prag të ringritjes së Gjykatës së saj Kushtetuese, një hap madhor në procesin e reformës në drejtësi. Megjithatë ky përparim i nevojshëm ka ngecur për shkak të interpretimeve të ndryshme ligjore të procesit të emërimit, parashikuar nga kushtetuta shqiptare dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi.

Institucionet gjyqësore shqiptare, kushtetuta dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi, duhet të udhëheqin procesin e zgjidhjes së këtyre intepretimeve të debatuara.

Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor. Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias. Ecja në këtë drejtim do të ishte tërësisht në përputhje me aspiratat europiane të vendit.

Teksa Shqipëria ndërmerr këto reforma thelbësore, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të saj si një vend mik, partner dhe aleat.”.

(E.K/Faxweb.al) 

Etiketa: blushi metablushi sulmon ambasadoret
Pas

Përplasja mes Metës dhe Ramës për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, reagon Ambasada e SHBA-së: Të çohet çështja në Komisionin e Venecias

Para

Jetonin me qira në Kombinat, si u arrestuan dy të rinjtë që shpërndanin heroinë

Para
Dhunoi dhe kanosi me armë babanë, arrestohet 43-vjeçari në Mirditë

Jetonin me qira në Kombinat, si u arrestuan dy të rinjtë që shpërndanin heroinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon numërimi i kutisë së burgut të Drenovës, si votuan të dënuarit

KQZ: Nuk ka vendim për të përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi i votave nga Greqia

“Qeveria shpalli programe 1 ditë para zgjedhjeve, fali gjobat”/ Raporti i vëzhguesve të ODIHR, Zannier: Zgjedhjet e 11 majit, në kushte të pabarabarta garimi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me Ambasadorin e Katarit, në fokus bashkëpunimi kundër krimit të organizuar ndërkontinental

Votat e Diasporës/ PS merr kryesimin, socialistët numërojnë 2309, ja sa ka grumbulluar Partia Demokratike

Misioni i OSBE-ODHIR: SPAK luajti rol pozitiv në hetimin e korrupsionit zgjedhor

Zgjedhjet/ OSBE-ODIHR raport paraprak: Disa e zgjedhjeve ishte e qetë dhe organizuar mirë, pati disa incidente

Përmeti në momentet e fundit të numërimit, PS-ja kryeson me diferencë të thellë votash

Ndërpritet numërimi i votave në KZAZ 17 në Klos, largohen komisionerët e PD! Pretendojnë se ka shkelje

“Mundësia” i merr një mandat PD në Tiranë, si paraqiten rezultatet deri tani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.