Dritan Ylli, tashmë zyrtarisht një nga kandidatët për deputet i LSI-së në Shkodër, ka shkruar sot në rrjetet sociale për një situatë të pakëndshme në rrugën që lidh qytetin verior me Malin e Zi.
Ylli ka publikuar një foto ku duket fluksi i madh i makinave që kalojnë në atë rrugë duke shtuar po ashtu se ky aks është i ngushtë dhe i pandriçuar.
“Jemi përpara sezonit turistik! Apel institucioneve të bëjnë sa më parë ndriçimin e rrugës! Duhet patjetër të mendohet për një plan zgjerimi të kësaj rruge, që do të ndihmonte shumë zhvillimin e turizmit”,- shkruan Ylli.
POSTIMI:
Shikoni c’ndodh sot ne rrugen qe lidh Shqiperine me Malin e Zi, permes pikes doganore te Muriqanit ! Rruga me fluksin me te madh te qytetareve qe kalojne nga njeri vend ne tjetrin ! E ngushte sa me s’ka dhe e pandricuar! Jemi perpara sezonit turistik ! Apel institucioneve te bejne sa me pare ndricimin e rruges! Duhet patjeter te mendohet per nje plan zgjerimi te kesaj rruge, qe do te ndihmonte shume zhvillimin e turizmit, biznesit te sherbimeve dhe punesimit ne rrethin e Shkodres !
Sot më herët u raportua për një varg të madh automjetesh drejt Malit të Zi. Kujtojmë se pikat kufitare të Malit të Zi me Shqipërinë sjellin një pjesë të madhe të fluksit të turistëve të huaj në vendin tonë gjatë gjithë vitit. (M.D/Shuplaka)
Discussion about this post