13:14 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘’Rruga sesi opozita mund të bashkohet me popullin’’

14:26 | 02/05/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
TË PUNËSUAR NË MEDIA DHE GAZETARË

Nga Sokol Shameti*

Deri tani, në çadër, PD flet në emër të popullit dhe lufton që të bëhet atraktive për popullin. Realisht, ajo mbetet një parti e militantëve të saj dhe si të gjitha partitë e tjera të sistemit tonë politik, ngjall skepticizëm tek jo-militantët.

Edhe pse përpjekjet për ta afruar popullin tek kauza e PD-së nuk mungojnë, ndoshta tani është momenti që këto përpjekje të ndalojnë dhe PD të mendojë sesi të jetë ajo që të afrohet me kauzat e popullit.

Ka një mënyrë sesi opozita mund të japë një shembull të qartë se kauza e saj është sinqerisht në interes të qytetarëve dhe se ngujimi i saj në çadër nuk është alibi për t’u fshehur nga disfata.

Bojkot i Kuvendit? Bojkot i zgjedhjeve? Këto janë taktika që i vlejnë luftës ndërpartiake mes PD dhe kundërshtarit të saj në garën për pushtet.

Por ka edhe disa çështje të cilat janë në interes direkt të qytetarëve për të cilat, PD edhe duke vazhduar luftën e saj guerrilase kundër PS-së, mund të ndihmojë.

1- Votimi i vettingut (që do t’i heqë këtij kryeministri abuzues përpjekjen patronalizuese mbi të).
2- Zgjedhja e presidentit nga populli (që do të sjellë shkarkimin e këtij presidenti jokonsensual)
3- Sistemimi përfundimtar i kodit zgjedhor (që do t’u japë fund Parlamenteve të gangsterëve dhe idiotëve)
4- Rregullimi përfundimtar i të drejtës së popullit për referendum (që do t’i kthejë popullit pushtetin)
5- Sanksionimi i qeverisë së përhershme teknike muajt e fundit të çdo mandati (që do t’i bëjë zgjedhjet të pakontestueshme)
6- Ndalimi i përjetshëm i importit të plehërave (që do ta bëjë Shqipërinë të paaksesueshme nga Mafia).

Për të gjitha këto çështje, që PD dhe Basha kanë treguar formalisht vullnet, është ndoshta momenti i fundit kur kjo parti mund të kalojë nga fjalët tek vepra konkrete duke treguar se jo vetëm flet për to, por edhe i beson seriozisht.

PD duhet të përdorë atributin që u jep Kushtetuta 27 deputetëve për të thirrur një Referendum kombëtar. Një referendum popullor për disa çështje njëkohësisht. Janë çështje sensitive, të cilat janë kritikuar rregullisht këto vitet e fundit dhe të cilat qëndrojnë në thelb të këtij peizazhi të zymtë politik dhe social që ka pllakosur në Shqipëri. Të vendosë pra populli.

PD le të hedhë një hap që e transferon për herë të parë vendimmarrjen nga klubi i partive politike duke ia lënë në dorë vetë qytetarëve. Me kërkesë të 27 deputetëve, mund të shpallet një referendum, i cili madje mund të kryhet edhe më 18 qershor, për lehtësi infrastrukturore.

Më 18 qershor, qytetarët mund të thirren në kutitë e votimit. Kush dëshiron të votojë për partitë që marrin pjesë në zgjedhje, le të votojë me një fletë votimi për to. Kush dëshiron të votojë në referendum për disa çështje të rëndësishme si këto të mësipërmet, le të marrë fletën tjetër.

 

Etiketa: shametiSokol shameti
Pas

Kundër tij, VMRO –DPMNE pengon Talat Xhaerrin të hyjë në zyrën e tij?

Para

Prokuroria kërkon konfiskimin e 1.1 miliardë lekë të reja të Fatmir Kajollit, çështja dërgohet në gjykatë

Para
Prokuroria kërkon konfiskimin e 1.1 miliardë lekë të reja të Fatmir Kajollit, çështja dërgohet në gjykatë

Prokuroria kërkon konfiskimin e 1.1 miliardë lekë të reja të Fatmir Kajollit, çështja dërgohet në gjykatë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Radhimë / Ndërtonte pa leje një beach bar dhe zinte hapësirë publike,shpallet në kërkim 45-vjeçari

Irani bie dakord me tre vende evropiane për rifillimin e bisedimeve për programin bërthamor, çfarë ndodh nëse nuk arrihet një marrëveshje

Shkodër / Arrestohet 31-vjeçari që ndihmonte emigrantë për të kaluar ilegalisht kufirin

Transferonin paratë e krimit nga Zvicra drejt Shqipërisë/ SPAK godet rrjetin kriminal të përfshirë në trafik droge

Kërcënohet drejtori i IKMT-së në Shkodër/ I vendoset kurorë me lule në derën e shtëpisë së prindërve

Tropojë / Arrestohet 25-vjeçari që plagosi me thikë një të ri në Bajram Curri

Rrezikoi të mbytej në plazhin e Tales, 60-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

Plagosja e dyfishtë në Sarandë, arrestohet një nga personat e shpallur në kërkim (Emri)

Stuhia përmbys anijen turistike në Vietnam, 38 viktima dhe disa të zhdukur

Blindohet Saranda/ Dhjetëra forca në terren për kapjen e Ramadan Zotos, në kërkim për plagosjen e dy personave pak ditë më parë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.