Gazetari Dritan Laçi me anë të një postimi ne rrjetet sociale, ka sulmuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj duke thënë se ky I fundit ka gënjyer haptas në lidhje me rrugë në kryeqytet të cilën Veliaj mburrej se e kishte shtruar me asfalt për 6 muaj.
Postimin e tij Laçi e ka shoqëruar edhe me fotografi ku duket qartë se rruga nuk është e shtruar, por siç shkruan gazetari në Facebook-un e Veliajt rruga shihej sikur ishte shtruar madje Veliaj shkruante se kështu do ta urbanizonte gjithë Tiranën.
Dritan Laçi thotë se bëhet fjalë për rrugën e Dishve sapo kalon Llullën në Porcelan.
POSTIMI I GAZETARIT:
Me tha nje banor i lagjes; “E more vesh mo. Erdhi Lali Eri dhe e peruroi rrugen”. “Jo ore jo, -ia preva. Po si e peruroi? Rruga s’ka perfunduar ende”. “Ashtu thua ti. Futu te facebooku I Lali Erit dhe shife”. Do ti qe kishte te drejte. U llahtarisa. Xhaxhua nuk ja kishte mbytur kot. Shikoj une Lali Eri kishte vene edhe shenim; ‘Rruge e mbaruar per 6 muaj. Me kete ritem do ta urbanizojme gjithe TIranen” Tashi Lali qe genjeshtrat jote I ka buzet me botoks kjo nuk do sy. Te kjo foto duket ashiqare qe rruga jo vetem nuk ka perfunduar por vjen edhe era …Nese ti do e urbanizosh Tiranen si kjo rruga ke ngaterruar fshat o plak. Dhe tjetra kjo rruga ka tre vite qe ka nisur dhe asfaltin ja hodhe me 25 qershor per zgjedhje. Dhe e fundit sepse e kuptoj qe nuk te supervizon askush, por te pakten beji fotot nga te dy krahet e rruges qe te mos dalesh palluqe si te ajo fotoja e Kanioneve ne Kaliforni qe na e shite qe eshte ne Dajt. Per ata qe duan te informohen me shume, kjo eshte Rruga e Dishve ketu sapo kalon Llullen ne Porcelan. Mund te shkoni neser dhe te shikoni ka perfunduar apo jo rruga.
(B.H/Faxweb)