Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar sërish sot në lidhje me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, në mënyrë të njëanshme nga ana e PD-së. Me një galeri nga fotot e djeshme të deputetëve demokratë Basha thotë se në Parlament dhe jashtë tij u protestua sin ë çdo vend europian ku shkelet Kushtetuta.
“Brenda dhe jashtë Parlamentit shqiptarët protestuan si në çdo vend europian kur shkelet Kushtetuta dhe dhunohet drejtësia. E gjithë Shqipëria pa se ky vend ka burra dhe gra, të rinj dhe të reja, qytetarë që ngrihen në këmbë, luftojnë, sakrifikojnë dhe nuk e pranojë shkeljen e Kushtetutës nga një autokrat i lidhur me krimin. Rrugë tjetër nuk ka! #Liri#Demokraci#Drejtësi”, shkruan Basha.
Po ashtu kryedemokrati ka publikuar një sërë fotosh ku shihen edhe deputetët mes policiëve duke protestuar dhe duke u munduar që të çajnë gardhin. Në foto shihen Edi Paloka, Bardh Spahia, Klevis Balliu, por nuk mungon as incidenti me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe gardën brenda në Kuvend.
(E.K/FAXWEB)