Përpara se të dini nga shtëpia në ditët me borë, planifikoni me kujdes udhëtimin tuaj dhe hidhini një sy raporteve lokale të motit.
Sigurohuni se nuk ka borë në automjetin tuaj – pastrojeni nga pjesa mbi motor nëse ka – dhe pastaj ndizni makinën.
Kontrolloni gomat dhe të gjitha funksionet e makinës përpara se të niseni. Pasi ta keni bërë këtë mund të filloni udhëtimin tuaj.
Gjatë udhëtimit me siguri do të ndodhë t’ju vishen xhamat për shkak të ndryshimit të temperaturës jashtë dhe brenda, sapo të shikoni xhamin tuaj të vishet ndizni menjëherë butonin e kondicionerit që të thajë avullin në xhama.
Bëni kujdes: nuk duhet të udhëtoni kurrë nëse xhami juaj është sado pak i veshur.
Përpiquni të mbani një distancë të caktuar nga makina përpara jush në mënyrë që t’i paraprini të gjitha rreziqeve, ecni ngadalë dhe kujdes! – Mos parakaloni.
Discussion about this post