Iliriana Kuçana, petagoge e ftuar në FAx news. Ajo komentoi mbi zhvillimet politike të PD-s. Për gazetarin Egon Loli ajo u shpreh se do njihni një opozitë të vërtetë.
“Kryetari i PD mbahet në arrest shtëpie pa fakte. Berishën nuk mundet asnjë vendim ta ndajë nga demokratët. Për sa i përket “Rrugicës së Salës”, ajo tashmë quhet “Rrugica e Shpresës”. Mosbindja civile bëhet për të ardhmen e vendit. PD është e vendosur të vazhdojë misionin e saj. Sali Berisha nuk ka asgjë që e ndalon për komunikimin me qytetarët.”, u shpreh Kuçana.
Egon Loli: A do e shihnit zonjën Berisha në krye të aksionit opozitar?
Iliriana Kuçana: Zonja Argita do të jetë patjetër prezente në aksionet opozitare. Ajo është aty për babain e saj, për bashkëshortin e saj, për familjen e saj. Do të njihni një opozitë të vërtetë e cila nuk shitet, nuk blihet.